India kufizon vizitat në Taxh Mahall

Publikuar në Jan. 8, 2018, 11:10 p.m.

Në mauzoleun monumental në qytetin Agra, Ministria do të lejojë vizitën e më së shumti 40 mijë turistëve në ditë dhe do ta kufizojë kohëzgjatjen e vizitës në 3 orë.

India mori vendim që të kufizojë vizitat në Taxh Mahall, një nga 7 mrekullitë e botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të publikuar nga “Indian Express”, Ministria e Kulturës në Indi, pas rekomandimit të Qendrës Indiane për Hulumtime Arkeologjike (ASI), ka vendosur që të kufizojë vizitat gjatë fundjavave dhe pushimeve, kur ka turma të mëdha në Taxh Mahall.

Në mauzoleun monumental në qytetin Agra, Ministria do të lejojë vizitën e më së shumti 40 mijë turistëve në ditë dhe do ta kufizojë kohëzgjatjen e vizitës në 3 orë.

Pritet që masat të hyjnë në fuqi këtë javë.

Në rrëmujën e ditës së enjte në një prej portave hyrëse të Taxh Mahallit, u lënduan 5 persona.

Sipas ASI-t, mauzoleu monumental në ditë vizitohet mesatarisht nga 35-40 mijë turistë ndërkaq ky numër për pushime dhe fundjava arrin në 60-70 mijë.

Taxh Mahall u ndërtua me urdhër të perandorit mogul Shah Jahan, në kujtim të gruas së tij, Mymtaz Mahall, e cila humbi jetën gjatë lindjes. I ndërtuar në shekullin 17-të, Taxh Mahall është një nga kryeveprat e rëndësishme turko-islame në Indi.

Ndryshe, shoqata New7Wonder me qendër në Zvicër, në vitin 2007 e pranoi Taxh Mahall-in si një nga 7 mrekullitë e botës. 



Burimi : Anodolu News Agency