Alma Lama në Itali-“Vatikani do ta njohi Kosovën”

Publikuar në Jan. 6, 2018, 4:02 a.m.

Ndonëse është një shtet i vogël, Selia e Shenjte ka rendësi dhe influence te madhe dhe njohja e mundshme e shtetit të Kosovës mund të luaj një rol të rëndësishëm për shtetin tonë. Mirëpo, a mund të ndodhë një gjë e tillë, këtë e shpjegon diplomatja kosovare në Romë, Alma Lama.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka treguar se në Parlamentin Italian kanë arritur ta kenë një Grup Parlamentar të miqësisë, e po ashtu, sapo është krijuar edhe Dhoma e Tregtisë Itali-Kosovë, e cila pritet te sjellë investitorë të shumtë nga Italia.

Poashtu, Lama ka folur edhe për çështjen e Vatikanit rreth asaj se a ka mundësi ta njohë Kosovën?

"Unë besoj se meqë jemi pjesë e një kombi që është i pari që ka përqafuar krishtërimin dhe megjithë ndryshimet dramatike përgjatë shekujve, kemi ruajtur tolerancën fetare; meqë jemi pjesë e një kombi që i ka dhënë botës dy figura të mëdha siç është Skenderbeu i cilësuar si “Atlet i Krishtit” e si mbrojtës i civilizimit përendimor nga errësira e pushtimit otoman; meqë jemi një komb që i kemi dhënë botës Nënë Terezën, përfaqësuesen më të madhe dhe më të denjë të humanizmit, e meritojmë njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Selia e Shenjtë dhe besoj se ajo do të vijë".