Ahmeti- “Vendim i padrejtë, duhet të kërkohet liri për deputetët”

Publikuar në Jan. 5, 2018, 12:44 a.m.

Kryetari i Prishtinës dhe nënkryetari i i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, dënimin e deputetëve të kësaj partie e ka quajtur vendimin më të padrejtë të historisë së gjyqësorit në Kosovë.

“Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ahmeti thotë se duhet të kërkohet liri për të gjithë deputetët që e mbrojtën sovranitetin e shtetit.