Vajza e vogël palestineze vdes pasi ushtarët vonojnë transferimin e saj në spital

Publikuar në Jan. 1, 2018, 4:30 p.m.

Një fëmijë palestinez me nevoja të veçanta, nga qyteti Awarta në Nablus, vdiq të premten mbrëma pasi ushtarët izraelitë penguan transferimin e saj në spital.

Burime mjekësore palestineze thanë se nëntëvjeçarja Dalal Lawlah vdiq pasi ushtarët izraelitë në pikat e kontrollit Huwara e penguan babanë e saj që ta merrte shpejt në spitalin Rafidia.

Burimet shtuan se Dalal nuk ishte në gjendje të merrte frymë dhe kishte nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, por vonimi i transferimit të saj në spital për rreth gjysmë ore çoi në vdekjen e saj.

Babai i fëmijës, Dib, tha Qendrës së Informacionit Palestinez (PIC) se ai fillimisht u përpoq të përdorte rrugën kryesore nëpërmjet pikën e kontrollit të Awarta për të marrë vajzën e saj, e cila ishte një fëmijë me nevoja të veçanta, në një spital në Nablus, pasi ajo kishte probleme  shëndetsore dhe argumentoi me ushtarët për t'i bindur ata që ta lejonin atë, por pa asnjë dobi.

Më vonë, tha ai, ai duhej të shkonte në pikën e kontrollit Huwara, e cila ishte mbyllur në atë kohë për shkak të përleshjeve në zonë.

Pas një qëndrimi të gjatë në rrugë, ambulanca me fëmijën Brenda  mbërriti në spital, ku u shpall e vdekur, shtoi babai.

Babai  tha se ushtria okupuese e Izraelit është plotësisht përgjegjëse për vdekjen e vajzës së tij, duke akuzuar ushtarët izraelitë për gjuajtjen me granata të gazit lotsjellës në ambulancë.



Burimi : The Palestinian Information Center