Raporti i SHBA-së për ndikimin e Ballkanit nga rusët

Publikuar në Dhj. 29, 2017, 12:24 a.m.

Mes shqetësimeve rreth shtimit të ndikimit rus, SHBA thonë se do të hartojnë një raport që analizon bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit, do ta paraqesë raportin në Kongres. Sipas aktit për shpenzimet e mbrojtjes të kthyer në ligj këtë muaj, vlerësimi do të përfshijë një listë të sistemeve të armëve ruse dhe pajisjeve e teknologjive të tjera ushtarake me vlerë 1 milion ose më shumë dollarë, të cilat u janë ofruar këtyre vendeve ose janë blerë prej tyre që nga viti 2012.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence vizitoi Malin e Zi ku mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut duke u thënë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë “përgjegjëse për veprimet e saj”.

 “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet ose frikësimet në këtë rajon apo më gjerë,” shtoi ai“Ballkani Perëndimor ka të drejtën të vendosë të ardhmen e vet.” Nënpresidenti Pence tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është “në Perëndim”.