"Lufta mes ushtrisë siriane dhe FDS-së është luftë mes Rusisë dhe SHBA-së"

Publikuar në Dhj. 20, 2017, 11:35 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Frontit për Përparimin Kombëtar të Sirisë, Iyd Dervish tha se luften e Forcave Demokratike të Sirisë me ushtrinë siriane e sheh si një mundësi shumë të ulët.

Sekretari i Përgjithshëm i Frontit për Përparimin Kombëtar të Sirisë, Iyd Dervish tha për agjensinë e lajmeve Sputnik se qytetarët e rajoneve nën kontrollin e Forcave Demokratike të Sirisë e duan kthimin e ushtrisë siriane dhe institucioneve shtetërore.

Iyd Dervish duke theksuar se shumë luftëtar kurd dhe arab brenda Forcave Demokratike të Sirisë iu kthyen jetës së tyre normale, u shpreh se mundësia e një lufte midis ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike të Sirisë është shumë e ulët.

Dervish, i cili tha se "lufta mes ushtrisë siriane dhe FDS është luftë mes Rusisë dhe Amerikës", tha se amerikanët e evituan një gjë të tillë dhe njoftoi se javën e kaluar mbi 400 luftëtarë amerikan u larguan nga Siria.

Dervish, i cili tha se ata që u larguan nga Rakka për shkak të luftës janë kthyer dhe jeta e tyre në qytet u normalizua në masë të madhe, tha edhe se: "Shumë persona në Veri të Rakka-së iu bashkuan 'Ushtrisë Fisnore' nën mbikqyrjen e ushtrisë siriane. Ata nuk pranojnë asnjë njëdi ushtarake jashtë ushtrisë siriane. Ata mendojnë se një pjesë e madhe e kurdëve që bashkëpunojnë me amerikanët janë mashtruar. Për këtë arsye ata duan të bashkohen përsëri me institucionet shtetërore."

Dervish, lidhur me çështjen e bashkimit të FDS-së me ushtrin siriane tha: "Për këtë duhet kohë. Pra, duhet të përfundojnë bisedimet e Astana dhe Soçit. Fitorja e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në këtë fushë ka humbur planin e konfliktit rajonal. Disa grupe politike kurde kanë bashkëpunuar me Amerikën për zbatimin e konfederalizmit në Sirinë Veriore. Amerika ka bërë çmos për të thelluar ndarjen dhe për të zhdukur infrastrukturën e Sirisë; por shumë kurd nuk u mashtruan dhe nuk hynë në këtë plan.



Burimi : Yakın Doğu Haber