Nasrullah: Vendimi i Trumpit do të jetë fillimi i fundit të Izraelit

Publikuar në Dhj. 12, 2017, 1:28 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah ka paraqitur propozime konkrete dhe praktite të veprimet që duhet të ndërmarrin vendet arabe dhe islamike në kundërshtim të vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me Jeruzalemin.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah ka mbajtur një fjalim gjatë një tubimi të organizuar në jug të Beirutit me qëllim protestimin e vendimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit,

Po ju paraqesim çështjet kryesore rreth të cilave ka folur Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah gjatë këtij fjalimi.

Në zemrat e popullit të vuajtur dhe sakrifikues plestinezë nuk mungojnë brengat. Ky popull ka mbrojtur me thika dhe gurë Jeruzalemin dhe shenjtërinë e myslimanëve dhe të krishterëve.

Është detyra jonë që ndërsa populli palestinez po mbron me sakrifica Palestinën ne t’u qëndrojmë pranë, të kemi respekt për ata dhe t’i mbrojmë ata.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbetur tërsisht i vetëm dhe pa mbështetje në vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Kjo është një çështje e rëndësishme dhe duhet shqyrtuar me kujdes.

Kur morri vendimin me krenari dhe mendjemadhësi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Trumpi mendoi se do t’i viheshin nga mbrapa në mbështetje Evropa, Kina, bota arabe dhe islame, Kanadaja dhe Australia. Megjithatë, koha vërtetoi se ai mbeti i vetëm dhe se nuk ka pranë në mbështetje asnjë shtet përpos Izraelit.

Vendet arabe dhe islame duhet të qëndrojnë të palëkundur dhe në stabilitet në llidhje me qëndrimin e tyre kundër vendimit të Trumpit.

I falenderojmë autoritetet sunnu dhe shia, udhëheqësit e Revolucionit Islamik të Iranit, shehun ezer dhe aurotitetet religjoze kristiane përsa i përket qëndrimit të tyre historik.

Edhe jemenasit që gjenden nën bombat e koalicionit saudit i mbushën rrugët në tubimet e tyre për t’u sensibilizuar me Jeruzalemin.

Mbështetja ndaj ISIS-it ishte që të harrohej Palestina

Ne e kemi thënë edhe më parë: Qëllimi i SHBA-së për të mbështetur ISIS-in ishte me qëllim që opinioni publik të harronte çështjen palestineze.

Përgjigja më e mirë që iu dha Amerikës në lidhje me këtë vendim ishin të gjitha tubimet dhe protestat që u bënë në mbështetje të Palestinës në gjithë vendet arabe dhe islame, si ky që ju po merrni pjesë në Dahie (Beirutin Jugor) si dhe në shumë kryeqytete të vendeve të tjera, këto tubime janë përgjigja më e mirë për armikun. Kjo është një gjë që duhet vlerësuar.

Ata që kanë shkruar nga Baherini për të mbështetur regjimin sionist nuk janë kurrësesi përfaqësuesë të popullit të Baherinit, vizita e tyre tek izraelitët për t’i mbështetur ata nuk ka qënë një kërkesë e bërë nga populli i Bahreinit. Këta janë persona përfaqësuesë të këtij regjimi të terrorit për të dërguar mesazhin e normalizimit të marrëdhënieve.

Populli i Baherinit ka mbushur rrugët dhe ka deklruar se është në mbështetje të Jeruzalemit. Ndërkohë që forcat e sigursë së Bahreinit kanë qëlluar me armë kundrejt tyre. Regjimi i Bahreinit, i cili ka hapur zjarr ndaj vetë popullit të tij duke qënë se ata mbështesin popullin palestinez ka dërguar një delegacion për mbështetjen e regjimit të izraelitëve duke treguar se ky është një tretër nga poshtërsitë e këtij vendimi.

I bëj thirrje nga këtu popullit palestinez: Nëse ju vazhdoni të rezistoni dhe të mos hiqni dorë nga fakti se Jeruzalemi është kryeqytet i Palestinës, jo Trumpi po edhe mijëra Trump të tjerë po të përpiqen nuk do të mund kurrë ta marrin Jeruzalemin prej jush.

Dy ditë pasi u bë me dije vendimi i Trumpit, regjimi sionist filloi ndërtimin e ri të vendbanimeve për 14 mijë persona dhe filloi të ndryshojë emrat që janë në arabisht të rrugëve të Jeruzalemit.

Vendimi i Trumpit nuk është i pvarur nga zhvillimet që janë përjetuar në rajon që prej vitit 2011

Ne duhet ta shohim vendimin e Trumpit si një vazhdimësi të zhvillimeve të tjera të ndodhura në Palestinë dhe në rajon dhe nuk duhet ta vlerësojmë atë si një vendim të atypëratyshëm.

Nëse do ta kthejmë kokën mbrapsh do të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit në rajon. Ky ka qënë një projekt amerikano-sionist që ka pasur për qëllim të shkatërrojë shtet tona, ushtritë tona dhe të zhdukë popujt tanë dhe disa vende të rajonit tonë e kanë mbështetur këtë plan.

Qëllimi i Amerikës për të mbrojtur në vitin 2011 organizatat terroriste me në krye ISIS-in ka qënë që të bëjë opinionin publik të harrojë çështjen palestineze dhe tashmë të mos ekzistonte më një çështje e këtillë.

Duhet t’u bëhet presion qeverive që të ndërpresin marrëdhëniet me Izraelin

Si reagim ndaj vendimit të Trumpit, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për ta izoluar dhe lënë Izraelin të vetëm. Me presionin nga popujt, parlamentet, organizatat e shoqërive civile duhet të hdetyrohen qeveritë që ta braktisin dhe ta lënë të vetëm regjimin sionist.

Duhet t’u bëhet presion qeverive që të ndërpresin marrëdhëniet me Izraelin, të mbyllen ambasadat dhe të parandalohet çdo hap për të arritur kompromis në këtë pikë.

Duhet të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet me Izraelin dhe duhet ndërprerë procesi i normalizimit të marrëdhnieve. I bëj thirrje edhe popullit palestinez: Mos pranoni t’ju afrohet asnjë delegacion që ju bën thirrje për normalizim të marrëdhënieve.

Të paktën duhet ndërprisni marrëdhëniet me Izraelin për arsye teknike

Qeveria drejtuese e Palestinës, Lidhja Arabe, Organizata e Bashkëpunim Islam duhet të deklarojë që ka përfunduar “procesi i paqes”. Të paktën kjo gjë duhet deklaruar për arsye teknike dhe duhet bërë thirrje gjithashtu se derisa Amerika të tërhiqet nga vendimi i saj procesi paqësor ka përfunduar dhe nuk do t’i kthehen kurrësesi bisedimeve të mëtejshme.

Duhet të mbështetet Intifada

Përgjigja më e mirë kundrejt vendimit armiqësor të Trumpit është shpallja e Intifadës së Tretë në gjithë territorin palestinez. Të gjitha shtet arabe dhe islamike duhet të mbështesin popullin palestinez.

Përgjigja e popujve kundrejt Amerikës që krijoi ISIS-in dhe organizatat e tjera tekfixhie duhet të jetë dy fjalëshe: Në djall Amerika! Amerika nuk është mbështetëse e paqes në Palestinë, është mbështetëse e Izraelit, terrorizmit, pushtimit, vendbanimeve izraelite në Jeruzalem, shkatërrimit dhe kaosit.

Ky vendim i Trumpit është një provë e hapur për të gjithë palestinezët që presin se Amerika do të marrë ndonjëherë ndonjë vendim në të mirë të palestinezëve sesa e pakuptimtëështë që të gjithë presin rezultate pas hapave të hedhur për bisedime për paqe.

Netanyahu kërcënon popullin libanez dhe Rezistenën nga Parisi. Ai po mundohet se si tematikë kryesore të paraqesë armatosjen dhe raketat e Rezistencës.

Kini besim tek Aksi i Rezistencës

Jeruzalemi do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i Palestinës deri në pafundësi dhe ne nuk do ta braktisimin Jeruzalemin.

Kini besim tek Aksi i Rezistencës, Aksi i Rezistencës ka dalë fitimtar në çdo terren ku është gjendur; e ka çuar këtë ymet nga periudha e humbjeve në periudhën e fitoreve.

Dështimet diplomatike të regjimeve arabe duhet t’i shnërrojmë në fitore popullore.

Dua që të gjithë grupimet e Rezistencës në rajon, të gjithë ata që kanë besim tek Rezistenca të sillen me sigurinë se ne do ta rimarrim Jeruzalemin.

Të gjitha grupet e Rezistencës duhet të bashkohen, duhet të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe duhet të bëjnë një plan të përgjithshëm strategjik gjithëpërfshirës në këtë konfikt.

Në këtë luftë të madhe duhet të përgatisim një pran praktik dhe gjithëpërfshirës në lidhje me gjithë rolet që duhen luajtur. Ne si Hizbullah jemi të gatshëm që të bëjmë gjithçka që na takon në këtë aspekt.

Do të qëndrojmë pranë Jeruzalemit derisa myslimanët dhe të krishterët të mund të kryejnë të lirë ritualet e tyre fetare

Populli palestinez shprehet se “ne do të japim miliona dëshmorë (shehidë) dhe përsëri do të shkojmë në Jeruzalem”.

Amerika dhe Izraeli kërkojnë që me trasferimin e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem të fillojnë fundin e Jruzelit; megjithatë, me lejen e Allahut ky vendim i Trumpit do të jetë fillimi i fundit të Izraelit.

Ne do të qëndrojmë përkrah Palestinës derisa myslimanët të mund të falen në paqe në Xhaminë Al-Aksa dhe derisa të krishterët të mund të kryejnë të lirë adhurimet e tyre në Kishën e Ditës së Fundit.

Nuk do ta braktisim Jeruzalemin dhe Xhaminë Aksa; sepse ky vend i shenjtë është simbol i asaj për të cilën Imam Hysejni ra dëshmor.



Burimi : Yakın Doğu Haber