Presidenti i Kosovës, vlerëson sakrificën për të drejtat e njeriut në Kosovë

Publikuar në Dhj. 11, 2017, 12:48 a.m.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se përkujtohen përpjekjet e popullit shqiptare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore.


Me këtë rast Thaçi ka thënë se pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë u shpallë pavarësia e Kosovës.
Ky është postimi i plotë:Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përpjekjet e popullit tonë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Pikërisht mbi këto vlera, me shumë mund dhe sakrificë, një dekadë më parë, shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.


Sot, Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, pavarësisht etnisë, gjinisë apo religjionit.