"Uniteti në pikëpamje të Kur’anit" u diskutua në Sri Lanka

Publikuar në Dhj. 11, 2017, 12:25 a.m.

Uniteti në pikëpamje të Kur'anit ishte tema e një takimi të mbajtur në Sri Lanka me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Pejgamberit të Shenjtë (a.s.)

Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve, Khalil Afra, dijetari Iranian musliman sunni diskutoi temën në takimin me një numër gazetarësh muslimanë në Colombo.

Ai tha se është përgjegjësi e gazetarëve dhe autorëve të nxjerrin në pah nevojën e unitetit midis muslimanëve dhe të specifikojnë kushtet e unitetit.

Dijetari shtoi se gazetarët duhet të jenë të saktë dhe të ndershëm me  raportet e tyre dhe të përpiqen të paraqesin lajme autentike veçanërisht kur lajmet kanë të bëjnë me muslimanët dhe vendet islamike.

Ai më tej theksoi nevojën për respektimin e pasuesve të besimeve të tjera dhe tha se Islami respekton të gjitha fetë hyjnore.

Dita e 17-të e muajit Rabi al-Evval  sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit,  që i bie më 6 dhjetor 2017, besohet nga muslimanët shiitë se është përvjetori i lindjes së Profetit Muhammed (a.s.),  ndërsa muslimanët sunitë konsiderojnë ditën e 12-të muaji si ditëlindja e profetit të fundit, Muhammedit (a.s.).

Intervali midis dy datave festohet çdo vit si Java e Unitetit Islamik.

Imam Humeini (r.a.) e shpalli rastin si Java e Unitetit Islamik në vitet 1980-a.



Burimi : IQNA