Xhamia e Manilës organizon shënimin e ditëlindjes së Pejgamberit (a.s.)

Publikuar në Dhj. 9, 2017, 1:11 a.m.

Një ceremoni u zhvillua në Manila, Filipine, në fillim të javës për të festuar përvjetorin e ditëlindjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) dhe Javën e Unitetit.

Qendra Kulturore Iraniane në Filipine, në Azinë Juglindore e organizoi këtë ngjarje në bashkëpunim me degën e Manilës të Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa.

Qendra Dar-ul-Kur'an e Xhamisë Blu, e vendosur në lagjen Maharlika të Manilës, organizojë ceremoninë.

Duke ju drejtuar ngjarjes, Salsa Saluna, përfaqësuese e Komisionit të Çështjeve të Muslimanëve të Filipineve Qendrore, uroi të gjithë muslimanët për një rast të mbarë.

Gjithashtu ka folur Muhammed  Xhafari Malek, Atasheu Kulturor i Iranit në Filipine, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe besimtarët muslimanë në të gjithë botën në përvjetorin e ditëlindjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Ai iu referua Javës së Unitetit Islam dhe shtjelloi rëndësinë e unitetit musliman  sipas shembullit të Profetit Muhammed (a.s.).

Xhafari Malek theksoi më tej se bota muslimane më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe solidaritet.

Një festë e tillë parashikohet të mbahet edhe në qendër të mërkurën.

Dita e 17-të e muajit Rabi al-Avvel sipas Kalendarit të Hixhretit është të hënës, që bie më 6 dhjetor 2017 të këtij viti, besohet nga muslimanët shiitë se është përvjetori i lindjes së Profetit Muhammed (a.s.), ndërsa muslimanët sunitë konsiderojnë ditën e 12-të muaji si ditëlindja e profetit të fundit.

Intervali midis dy datave festohet çdo vit si Java e Unitetit Islamik.

Imam Khomeini (r.a.) e shpalli rastin si Java e Unitetit Islamik në vitet 1980-ta.



Burimi : ABNA