Ajetullah Nuri Hamedani: Vendet Islamike të veprojnë sipas Kur'anit

Publikuar në Dhj. 8, 2017, 12:09 a.m.

"Sipas Kur'anit të Shenjtë, muslimanët nuk duhet të jenë miq me armikun; megjithatë, disa vende islame u shërbejnë përfitimeve të regjimit sionist, në vend që të binden me mësimet Kur’anore; ata pretendojnë të jenë kujdestarë  dy xhamive të shenjta, një pretendim i cili është larg realitetit ".

Në një takim me një grup forcash të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike në Kum të martën, shkëlqesia e tij, Ajetullah Hussein Nuri Hamedani theksoi  shembullin e jetës së Profetit Muhammed (a.s.) dhe mësimet e tij të vlefshme pasi që mësimet e tilla kanë një rëndësie të madhe në epokën e tanishme.

"Profeti i shenjtë u rrit jetim, në varfëri, ai punoi si bari, ai ishte gjithashtu analfabet, por Allahu i Plotfuqishëm ia shpalli Kur'anin në zemrën e tij. "

Hoxha i lartë shtoi: "Sipas Kur'anit të Shenjtë, muslimanët nuk duhet të jenë miq me armikun; megjithatë, disa vende islame u shërbejnë përfitimeve të regjimit sionist, në vend që t’i binden me mësimeve Kur’anore; ata pretendojnë të jenë kujdestar të dy Xhamive të Shenjta, një pretendim i cili është larg realitetit.

"Arsyeja që bashkësia islame ballafaqohet me kaq shumë sfida dhe padrejtësi në botën e sotme është për shkak të faktit se disa vende muslimane e kanë parasysh Kur’anin dhe nuk veprojnë sipas mësimeve të vlefshme për jetën, tha më në fund, " Ajetullah Nuri Hamedani.



Burimi : Hawza News