Gruaja analfabete e mësoi Kur'anin përmendësh

Publikuar në Dhj. 5, 2017, 10:18 p.m.

Samira Abdul Sattar është një grua që nuk nuk di lexojë as të shkruajë.

Por, kjo gruaja egjiptiane ka arritur për të mësuar Kur’anin përmendësh.

Samira, nga një fshat në krahinën Faijum të të Egjiptit, të Afrikës së Veriut, nuk shkonte në shkollë kur ishte fëmijë, pasi vajzat nuk u lejojshin të shkonin në shkollë.

Sidoqoftë, ajo gjithmonë dëshironte të mësonte Kur’anin, Librin e Shenjt, përmendësh.

Pasi të gjithë fëmijët e saj u martuan, Samira filloi për të mësuar përmendësh Kur'anin në moshën 57 vjeçare.

Ajo ndoqi mësimet e mësimit të Kur’anit  në xhaminë e fshatit.

Dëshira e saj më në fund u realizua kur ajo e mësoi tërë Kur'anin përmendësh pas 6 vjetësh.

Samira kohët e fundit mori pjesë në një Garë të Hafizëve të Kur'anit dhe iu dha një certifikatë nderi.

Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Libër i Shenjtë që mësohet përmendësh  nga besimtarët e tij.

Njerëz të panumërt në çdo bashkësi myslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kur’ani ka 30-të  pjesë, 114 sure apo kapituj  dhe 6,236 ajete.



Burimi : IQNA