Kosova dhe Shqipria do të firmosin katër marrëveshje

Publikuar në Nën. 27, 2017, 2:22 a.m.

Në dy ditë mbledhje të përbashkët, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të firmosin 4 marrëveshje. Axhenda tashmë është gati.

Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, do të takohen të hënën dhe të martën, më datë 27 dhe 28 nëntor, në Korçë dhe Vlorë.

Mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 16:00 të së hënës dhe në orën 17:15 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj.

Të dy delegacionet do të zhvendosen në ditën e pavarësisë, në qytetin e Vlorës, ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e “Pavarësia”.