Përvjetori i Ditës së Dëshmorëve të Hizbullahut dhe rezultatet e operacionit të martirizimit të Shehid Ahmed Kassirit

Publikuar në Nën. 26, 2017, 12:49 p.m.

Ushtria pushtuese izraelite nuk ishte e vetëdijshme se nën hirin e sulmeve kundrejt popullit jugor dhe presioneve të përditshme po merrte flakë me shpejtësi thëngjilli i Rezistencës Islame. Në këtë periudhë kur rezistenca dhe refleksi i të dalit kundër në Liban dhe më gjërë në gjeografinë arabe dhe islamike pothuajse ishte shuar, nga panorama e ofruar parashikohej një e ardhme e shëmtuar në të cilën ky rajon do të dorëzohej dhe do të nënshtrohej. Sipas këtij skenari, duke pushtuar qendrën e Beirutit, Izraeli do të hynte për herë të parë në një kryeqytet arab dhe me madhësinë e tankeve të tij do të mund të thyente të gjithë armët.

Prishja e rrethit dhe këputja e telave

Si arabët edhe perëndimorët, në planifikimet e tyre kishin filluar të hartonin plane në lidhje me hapin e ardhshëm që do të merrej në të ardhmen e Libanit Jugor. Aq sa, Ariel Sharon, i cili kishte shëtitur gjithë qytetet dhe fshatrat e Libanit duke arritur deri në Beirut ku i ishte bashkuar një grupi udhëheqësish të rinjë për të krijuar një model që do të përhapej në vendet e këtij rajonit dhe do të njiheshin si qeveritë e popjve. Ndërkohë që Sharon kishte hedhur narrativat në orkstrën izraelite se do të pushtohej Libani, vetë orkestra izraelite, pas pushtimit të Palestinës kishte filluar të thurte këngë fitimtare për pushtimin e Libanit. Kjo këngë strategjike vlerësohej si hapi i parë i projektit që i garantonte Izraelit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara se do të mund të unifikonin dhe barazonin sistemet arabe dhe islamike.

Pavarësisht pamjeve që tregonin se ishin lëshuar armët dhe se flamuri kishterënë, rruga e Izraelit nuk ishte e lehtë. Telat e veglave muzikore që luanin melodinë e shkatërrimit dhe luftës shkëputeshin herë pas here në rajone të ndryshme. Pushtimi izraelit, që fillonte nga jugu në rajonet Saida dhe Halde deri në rrugët dhe lagjet e Beirutit e dinte se e kishte aftësinë për të nxitur luftën. Megjithatë nuk i mjaftoi fuqia që ta vazhdonte këtë luftë dhe e humbi kontrollin e degëzimeve që mori më vonë kjo luftë.

Vjeshta e Izraelit në Sura

Në nëntor të vitit 1982, ashtu si të gjithë fshatrat e tjerë në jug, edhe qyteti Sur ndodhej nën vuajtjen e metodave ushtarake të përdorura nga Izraeli. Ushtria armike kishte mbushur rrugët dhe kishte filluar operacionet e presionit dhe arrestimeve kundër popullit. Në këtë situatë të një heshtjeje të frikshme, në çdo cep të qytetit ishin krijuar barikada stabile dhe të lëvizshme për të kapur grupet luftëtarëve të armatosurë me armë modeste për të mbajtur gjallë zërin e Rezistencës. Çdo vend në këtë qytet të lyer me ngjyrat e vjeshtës paraqiste gjendjen e njerëzve në fytyrat e të cilëve fshihej një zemërim. Të enjten e 11 nëntorit, ndërkohë që ora shënonte diku shtatë e mëngjesit, zhurma e një shpërthimi të frikshëm tronditi gjithë qytetin. Ndërkohë që fuqia e shpërthimit e mbyti gjithë pamjen e tankeve, avionëve të luftës dhe pamjes së komplikuar të pushtimit, njerëzit panë njëtë ngrihej një qiell një re e madhe e zezë tymi që përpiu gjithë qiellin. Populli i Surit, i pavetëdijshëm se çfarë po ndodhte menduan se kjo ishte një lëvizje e re e ushatarëve të Izraelit armik. Megjithatë këtë herë nuk ishte ashtu. Njësia komanduese ushtarake izraelite e vendosur në rajonin pranë detit Xhelil ishte shkatërruar dhe shpërbërë.  U mësua se kjo njësi që në një kohë të shkurtë kishte vështirësuar edhe më tepër vuajtjet e njerëzve nëpërmjet arrestimeve dhe torturave ishte hedhur në erë dhe shkatërruar nga një sulm vetëvrasës i një 19 vjeçari që kishte hyrë aty me një automjet. Si rezultat i këtij sulmi, më shumë se 150 ushtarë izraelitë mbetën të vrarë ose të plagosurë.

Ditë zie në Izrael

Njësia u shkatërrua, ra një zjarr i madh dhe qielli u kaplua nga një re e madhe e zezë tymi. Edhe ushtarët armiq që i kishin shpëtuar shpërthimit plagosën njëri-tjetrin ndërsa në gjendje paniku shtinin me armë të çorientuarë. Kudo dëgjoheshin rënkimet e të plagosurve. Pjesët e trupave të ushtarëve izraelitë ishin ngjitur nëpër muret e ndërtesës. Në vendin e ngjarjes erdhën dhe u mblodhën menjëherë zyrtarë të lartë dhe komanadantë të ushtrisë armike të rrethuar nga vargje ushtarësh dhe nivele të larta të sigurisë. Në krye të gjithë këtyre liderëve qëndronte komandanti i rajonit të veriut, Gjenerali Amir Drori.

Në deklaratën e bërë nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite theksohet se në rradhën e 74 ushtarëve dhe komandantëve të mbetur të vrarë gjendeshin edhe udhëheqësë ushtarakë dhe në mesin e tyre mungojnë 27 trupa. Edhe sipas bilanceve të publikuara disa ditë më pas në lajmet e gazetave izraelite në lidhje me sulmin thuhet se numri i të vdekurve është 141 persona dhe 10 të tjerë janë të humburë.Fillimisht, zyrtarët e ushtrisë izraelite me në krye kryetarin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë armike,Rafael Eitan u munduan të shpiknin nonjë histori me motive të rëndomta në lidhje me sulmin. Në këtë pikëpamje, ata deklaruan disa herë rradhazi të gënjenin duke thënë se shkatërrimi i ndërtesës kishte ardhur si rezultat një problemi në strukturën e saj. Më pas, ata u shprehën se shpërthimi kishte ardhur si rezultat i një bombe të vendosur në themelet e ndërtesës. Megjithatë, në fund fare u detyruan të pranonin se shpërthimi kishte ardhur si pasojë e një bombe në automjetin që kishte hyrë në këtë bazë ushtarake. Regjimi armik e shpalli datën 15.11.1982 ditë zie në territorin që kishte pushtuar. Në të katër anët që gjenden sionistë dëgjoheshin sirenat e zisë. Kanalet televizive ndërprenë trasmetimet normale për të trasmetuar këngë të trishta.

Çlirimtari i periudhës së dëshmorëve të Rezistencës Islame, Ahmed Xhafer Kassir

Sipas burimeve të rezistencës islame, fillimisht data e operacionit ishte përcaktuar më 10 nëntor të vitit 1982. Megjithatë, si rezultat i disa ndryshimeve të fundit të operacionit, data e tij u shty me një ditë për në 11 nëntor. Dhe në një mëngjes me shi të 11 nëntorit u realizua sulmi vetëvrasës. Ushtarët izraelitë që në mot normal shpërndaheshin nëpër zonën rreth e rrotull bazës së tyre ushtarake, për shkak të motit me shi të asaj dite ishin detyruar të mblidheshin të gjithë brenda ndërtesës. Koha me shi kishte detyruar edhe zyrtarët e lartë të shërbimeve të inteligjencës të futeshin në ndërtesë duke rritur më shumë numrin e ushtarëve brenda. Nga ana tjetër, ata ditë shumë të arrestuar libanezë ishin dërguar në një ndërtesë tjetër. Burimet shprehen se “Ndërtesa përbëhej nga tetë kate. Një kat ku gjendeshin zyrat e lidhura drejtpërsëdrejti me shërbimet e inteligjencës izraelite ndahej edhe me qendrën e njësisë së ndihmës të lidhur me njësitë komanduese të Izraelit në këtë rajon. Ndërsa kati i katërt i përkiste oficerëve dhe zyrtarëve që kishin detyra speciale si shërbimet sekrete, logjistikën, komunikimin dhe detyra të tjera të caktuara.”

Burimet e lidhura me rezistencën vazhdojnë më tej duke u shprehur se “Plani përmabnte dy operacione në të njëtën kohë për të krijuar njëherëshi një impakt shumë më të madh. Pika e dytë u zgjodh kmanda qendrore izraelite në qytetin Saida. Megjithatë, si rezultat i zhvvillimeve momentale të paparashikuara operacioni i dytë u parandalua dhe kështu u mjaftua vetëm operaioni i Ahmed Kassirit. Ndërsa Ahmed Kassiri i afrohej me automjetin e tij ndërtesës në Sura, dy shokët e tij e prisnin në një pozicion diku fër qendrës.”

Krenaria e rezistencës dhe jugut

Ndërkohë që identiteti i heroit që vuri në jetë sulmin martirizues ende nuk dihej, populli i Surit kishte filluar tashmë t’i shkruante histori heronjsh e të mbushur me krenari këtij të riu trim. Më 19 maj të vitit 1985, rezistenca publikoi identitetin e këtij të riu hero. Gjatë natës së organizuar për përkutimin e dëshmorëve u deklarua se i riu që kishte marrë përsipër këtë operacion kishte qënë Ahmed Xhafer Kassir. Që prej asaj dite deri më sot, rezistenca e përkujton ditën e operacionit të Ahmed Kassirit më 11 nëntor dhe e feston si Dita e Dëshmorëve.

Shenjat dhe përfundimet

Sulmi vdekjeprurës i Ahmed Kassirit, momenti i zgjedhur pikërisht gjatë periudhës së hyrjes në konflikt me Izraelin, me rezultatin që solli në terren dhe në kushtet që u krye si operacion krijuan një pikë kthese thelbësore. Pas këtij sulmi, hapi i ardhshëm solli shumë zhvillime të mëdha, ndër të cilat si më të rëndësishme mund të përmendim:

- Me një sulm të vetëm u arrit t’i shkaktoheshin shumë humbje Izraelit armik. Kjo gjë u arrit nëpërmjet një arme që Izraeli nuk e kishte njohur e hasur më parë ‘sulm kamikaz’. Kjo armë, e cila i bën aplikimet e sigurisë dhe ushtarake tërësisht jofunksionale hapi rrugën e një konfuzioni shumë të madh në zhvillimin e idesë së sulmeve kamikaze duke mos u trembur nga vdekja në këtë sistem lufte të pashpresë.

- U zgjerua lëvizja e Rezistencës në Libanin jugor dhe në perëndimin e Bekaas. U thyen barrierat e frikës së njerëzve në periudhat e mëparshme, gjatë përplasjeve të popullit me ushtrinë pushtuese. Kjo gjë bëri që të përhapej akoma më shumë rezistenca dhe shpirti i kundërshtimit. Pushtuesit, duke u munduar të rrisnin nivelin e presionit të sigurisë dhe ushtarak u gjendën vetë në një situatë në duart e arkiqve të tyre. Për shkak të rrethimit popullor dhe objektivit të Rezistencës pushtuesve nuk u mbeti zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshin.

- Ky operacion prishi rendin e lojës që po ndiqte armiku izraelit. Sepse Izraeli mendonte se ishte futur në Beirut dhe në rajonin jugor dhe se aty nuk ekzistonte një organizatë e armatosurë që do të mund të përbënte një rrezik. Megjithatë, ky sulm që u zhvillua pikërisht në mes të territorit të pushtuar dhe operaconet e tjera që e ndoqën më pas, e tundën tokën nën këmbët e pushtuesve dhe i bëri projektet e tyre të pa-arritshme.

- Ky sulm e detyroi armikun që të rikonfiguronte forcat e tij brenda Libanit. Ndërsa mendonin se një gjë e këtillë do t’i ndihmonte që të ulnin probabilitetin e marrjen në objektiv të ushtarëve, mekanizmave dhe agjendëve të tyre i detyroi ata në fakt të tërhiqeshin deri në kufi që njihet si “rripi i sigurisë”. Ky operacion ishte fitorja e parë e shënuar e Rezistencës Islame. Dhe kjo fitore i hapi rrugën fitoreve të tjera që do të vinin njëra pas tjetrës.



Burimi : Medya Şafak