Pepe Escobar: Letër nga Iraku: Hidhërim, falje dhe 20 milionë vizitorë të shenjtë

nga Pepe Escobar | Publikuar në Nën. 23, 2017, 8:01 a.m.

Ndërkohë, në këtë moment, miliona shpirtra – irakianë, iranianë, afganë, pakistanezë, afrikanë veriorë, aziatikë të Azisë Qendrore, shtetas të vendeve të Gjirit Persik – po gjejnë qetësi nëpërmjet shëtitjes masive, katartiane nga Nexhefi për në Karbala. Një pelegrin e kapi magjinë – shpengimin shpirtëror që u bashkua me deklaratën politike – i cili më tha me një dridhje të zërit në buzëqeshje; ky peligrinazh është gjithashtu “një protestë kundër terrorizmit”.

Tikrit dhe Nexhef, Irak (Agoni dhe Ekzaltim)

Nuk ekziston absolutisht asnjë provë dhe absolutisht asnjë kujtim që do të mund t’ju përgatisë për të kuptuar atë që do të hyjë në histori si masakra më e tmerrshme e ISIS-it në këto dy vende që prej verës së vitit 2014 kur filloj të shpërndahej si një futunë e fuqishme në gjithë kufirin për vdekjen e kultit dhe deri më tani. Ngjarja për të cilën bëhet fjalë është Masakra e Speicher e zhilluar më 12 qershor 2014 – kur pothuajse 2,000 rekrutë të ushtrisë irakiane u vranë në brigjet e Tigrit pranë Tikrititduke u dhegur brenda  pallatit që më parë përdorej nga Sadam Hysejni dhe i gjithë vendi përreth këtij pallati.

Ashtu siç do të këndonteedhe Dylan në këngën e tij, “a nuk duket sikur nata mundohet të të vërë në lojëndërkohë që ti përpiqesh të sa më i heshtur.” Në vitin 2003, vetëm disa ditë pas operacioneve Shok dhe Dhunë dhe pas rënies së Bagdadit, shkova të vizitoja Tikrit për Asia Times në mënyrë që të mund të vëzhgoja pallatin e bombarduar të Uday Hysejnit, si dhe vendlindjen e babait të tij, në një shtëpi të tmerrshme. 14 vite më vonë ky vend do të ishte një ndër kështjellat që më pas u kthye në një shtëpi të tmerrshme horrori.

Masakra e Speicher u organizua në mënyrë të tmerrshme dhe u filmoi gjatë ekzekutimit nga Daesh vetëm disa ditë pas rënies së Mosulit. Xhihadistët e Daesh-it paraqiteshin dhe shiheshin nga disa palë radikale sunnidhe fise sunite rreth Trikritsi “çlirimtarë”, ashtu siç nga ana tjetër stërvitedhin 10,000 ushtarë irakianë të ardhurë nga krahina të ndryshme, kryesisht shiitë, në një akademi të Forcave Ajrore aty pranë.

Me përparimin e shpejtë të Daesh dhe shpërbërjen dhe shpërndarjen e atëhershme të ushtrisë së Irakut, djemve të rinjë iu erdhi urdhri që të vishin tashmë rrobat e civilëve, të braktisnin armët e tyre dhe të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ndërsa po ktheheshin me të vërtetë drejt krahinave të tyre, përfunduan duke rënë në një kurth vdekjeprurës të organizuar nga Daesh. Duke i bërë jehonë dhe duke përkujtuar epokën naziste, të rinjtë un ndanë në sunitë dhe shiitë –të rinjve shiitë iu tha që të bashkoheshin në kamionë të cilët do të përdoreshin si “transportues”për në shtëpitë e tyre. Kur në të vërtetë, ata u morën dhe u dërguan në atë vend që do të kthehej në një fushë vrasëse e përgtitur nga shkatërrimi i arkitekturës sadamiste. 

Horror, horror

Është mbrëmje e vonë me një hënë të qartë dhe nuk frynë erë ndërkohëqë ndërsa shkruaj këto rreshta jam duke qëndruar pikërisht në vendin,tashmë me një heshtje drithëruese, të një prej fushave të vendngjarjes së kësaj masakre, të filmuar dhe paraqitur në një video si propagandë e Daesh-it, që kur e sheh të këput thellë në shpirt. Hayder Atamiri, përfaqësuesi zyrtar i komitetit të masakrës së Tikrit, pothuajse i përmbytur në lot, betohet: “të gjitha ekstremistët në këtë zonë morën pjesë në këtë ngjarje”. Ai është i bindur se masakra ka përjetësuar një“ikonizim të Sadamit” dhe ka qënë një“hakmarrje për vdekjen e Sadamit”.

Udhëheqësit e Daeshit kanë dëshmuarduke vështruar nga ballkoni një ritual të tmerrshëm kur tre xhihadstë vrisnin menjëherë rekrutët me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë që sot, ballkoni është i rrethuar me fotot e të vdekurve duke u shndërruar në varrezë rreth e rrotull. Deri më tani janë identifikuar 1907 viktima - shumë prej të cilëve vinin nga provincat shiite dhe/ose provincat më të varfra të Irakut (për shembull, 382 nga Babilonia, 254 nga Divania, 132 nga Kerbalaja, 119 nga Diala, 99 nga Nexhefi).

Atamiri ka treguar se vendasit në atë kohë kishin gjetur afërsisht 90 trupa të pajetë “ndërkohë që pjesa tjetër trupave të pajetë lundronin” përgjatë Tigrit. Në territoret e afërta, vrasësit e paguarë të Daeshit “kishin hapur hendeqe me buldozerë dhe kanë hedhur e mbuluar trupat aty.”

Janë gjetur të paktën 14 varre masive, 13 prej tyre “tashmë janë gërmuar”. U identifikuan edhe dy varre masive akoma më të mëdha, “megjithatë nuk ka ende një mbledhje adekuate për ruajtjen e gjetjeve atje.”

Shifra të tjera nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut listojnë 1,935 të vdekur:ndërkohë që janë gjetur prejt tyre 994 trupa të pajetë, 527 të identifikuarë plotësisht, 467 në shqyrtim dhe ende të zhdukurmbeten 941. Një kërkim sistematik për mbetjet njerëzore filloi vetëm në mars të vitit 2015 – tetë muaj pas masakrës – kur Tikrit më në fund u rimorr kontrolli mehyrjen forcave të Bagdadit.

Kur e krahasojmë me Ramadin ose Mosulin, Tikrit pësoi shumë pak dëme, duke qënë ai u shpëtuanga Hashd al-Shabi, të njohur ndryshe edhe si Njësitë e Mobilizimit të popullit, të cilat kanë vepruar duke vendosur në praktikëfetvanë e vitit 2014 tëAjetulahut të madh Sistani. Atamiri e thotë me një bindje të plotë si“Hashdi ishte forca e vetme që çliroi Tikritin.” Dhe, një gjë që është thelbësisht e rëndësishme për t’u theksuar është se këta luftëtarë nuk janë shiitë; ata ishin sunitë.

I biri i Raid el-Xheburiit,guvernatorit të Tikritit, kreu i brigadës Selahaddin së Mobilizimit Popullor dhe që njihet historikishe edhe si kundërshtar i Sadam Hysejnitsi dhe një anëtar i familjes shumë të shquarSunni Xhebouri, Jezen Meshan el-Xheburi, më kishte konfirmuar kohë më parë në Bagdad se“Udhëheqësit fisnorë vendas e kanë inkurajuar punën që ka bërë Hashdi. Ata e kuptuan se ne besojmë në sistemin politik të Irakut.” Pothuajse një e treta e forcave të Njësive të Mobilizimit Popullor –që përbën një total prej rreth 20,000 luftëtarësh – janë myslimanë sunitë. Siç e ka theksuar edhe el-Xhebouri, “Tikrit iu kthye popullit të tij. Arritej të mbrohej edhe Universiteti i Tikrit.”

Konsensusi lokal i arritur kompleksin e tryezës së shahut fisnor të fiseve irakianeështë se disa xhihadstë të veshur me disa tone të vehabistëvekanë qënë pjesë e masakrës Speicher, megjithatë kjo nuk duhet të përkthehet në një përpjekje kolektive sunite. Daeshi ka vrarë edhe sunitë, dhe në fakt sunitë të paktën kanë ndihmuardisa shiitë që të arratisen.

Me një gjuhë mëse të bindur, Atamiri i vendosur është shprehur se“vetëm Hashdi qëndroi pranë nedh. Tani ata po ruajnë paqen dhe nuk do të lejojnë hakmarrje jashtëgjyqësore.” Ai e konsiderongjithë luftën emëpërparshme si nevojë për “çrrënjosjen e ideologjisë ekstremiste”dhe vë në dukje se disa xhihadistë të Daeshit, kur u kapën, “u përpoqën të tregonin keqardhje, megjithatë kjo ishte shumë e vështirë që të besohej nga ana jonë. Dhe disa prej tyre tani jetojnë në vendet evropiane.”

Familjet e të rinjve të vrarë në heshtje mbajnë në duar fotografi të djemve të tyre të vdekurë dhe kërkojnë nga “organizmat ndërkombëtare të bëjnë diçka” në lidhje me këtë ngjarje. Të gjithë janë të një mendjeje në këtë çështje; përgjigja e “bashkësisë ndërkombëtare” ka qenë e turpshme. Megjithatë, komiteti i kërkimeve të masakrës së Tikrit zotohet se do të mbajë gjallë kujtimin e Speicher. Nënat e viktimave kanë qenë në Gjenevë për të kërkuar ndihmë, si dhe mbështetje për shëndetin mendor për disa nga pjestarët e familjeve dhe planifikojnë të shkojnë përsëri në qershor të vitit 2018.

Kjo ka qenë një nga makthet më shkatërruese të Irakut në tre dekadat e fundit. Pas një hidhërimi të tillë, për çfarë falje mund të flitet? 

Të ecësh drejt rrugës për t’u penduar nga mëkatet

Kjo është e mundur. Të kalosh nga agonia në ekzaltim. Nuk mund të ketë një kontrast më radikal midis errësirës dhe dritës sesa duke marrë rrugën për në Nexhef – Vatikani irakian dhe qyteti i katërt më i shenjtë në Islam – dhe për në Karbala, së bashku me miliona pelegrinë të veshur me të zeza gjatë festës vjetore të Erbanit “Dita e 40-të” e martirizimit të Imam Hysejnit.

Tenda dhe çadra të panumërta, shitore të vogla çaji dhe restorante të improvizuara, të zbukuruara festivisht, rreshtojnë rrugën për në Nexhef dhe Karbala. Papritmas ne e gjejmë veten të përfshirë në vorbullën e mbledhjes më të madhe të njerëzve në histori, duke lënë shumë nga pas pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekëme rreth 1.5milionë; në krahasim me rreth 20 milionë njerëz që ishin mbledhur aty. Këtu mund të gjeni shënime dhe kujtime personale të pelegrinazhit tim në vitin 2003 - disa ditë pas rënies së Bagdadit.

Të gjendur brenda tempullit të Imam Aliut – në të gjitha lavdinë e tij të shkëlqyeshme ku thyhet drita e diellit– është një përvojë fetare në vetvete, apoteoza e ritualeve shiite të vuajtjes shpenguese (lexuesit e interesuar për të ditur për Erbainin mund të gjejnë më tepër informacione duke lexuar librin e SeidHysejn Muhammad Xhaferi “Origjina dhe zhvillimi i hershëm i Islamit shi'it.”)

Faltorja Imam Aliut, me gjithë shkëlqimin e saj, menaxhohet në pjesën më të gjërë të saj, nga merxhie - burimet fetare të emulimit, të personifikuara më së shumti nga Ajetullahu i Madh Sistani, zyra e të cilit gjendet vetëm në një rrugicë të afërt aty pranëtyrbes; dhe në praktikë menaxhohetnga një fondacion. Sipas sekretariatit të këtij fondacioni“në tempulljanë të regjistruar më shumë se 20 milionë njerëz”.

Nexhefi ka mirëpritur dhe ka hapur dyert për dhjetëra mijërarefugjatë të luftës kundër Daeshit; Sunitë nga provincat e Anbarit, të krishterët, turkmenëtshi'itë nga Tel Aferi; “Tani shumë prej tyre janë kthyer në komunitetet e tyre”. Njësitë e Mobilizimit Popullor janë tepër popullore - flamuj e tyre të bardhë që fluturojnë kudo pranë flamurit të zi të Imam Hysejnit dhe banderolave me ngjyra të Imam Aliut.

Faltorja është krenare që të paktën ka arritur të gjendet në ndihmë të viktimave nga masakra e Speicher; “Qeveria mund të mos ketë bërë aq sa duhet.”

Gjatë javësë së kaluar,në fillim të pelegrinazhit isha në Najaf. Megjithatë kulmi i Erbainit është sot më 10 nëntor. Dhe kjo po ndodh në rrethanat më të jashtëzakonshme historike; përkon me  mundjen përfundimtare të Daeshit.

Ditën e mërkurë, Ushtria Arabe Siriane (SAA) bëri me dije se kishte çliruar Elbu Kemalin, qytetin e fundit të mbajtur nën kontrollin e Daeshit në Siri, pasi forcat irakiane pushtuan qytetin e tijsi-motër përgjatë kufirit, El-Kaim. Kur ndodhesha në Bagdad, para se të nisesh për në në Nexhef, një komandant i lartë i Njësive të Mobilizimit Popullor më siguroi se El Kaimi do të rikthehej nën kontroll “brenda pak ditësh”: pak ditë më pas e vërtetova, për të qenë të saktë vetëm pas katër ditësh.

Asnjë nga këto ngjarje nuk po tërheq vëmendjen e mediave perëndimore. Fitorja përfundimtare në terren kundër Daesh, në Siri, u krye nga ushtria siriane me ndihmën e strategjisë ruse dhe fuqisë së saj ajrore, dhe në Irak nga ushtria irakiane dhe Njësitë e Mobilizimit Popullor. Forcat siriane dhe irakiane janë ribashkuar simbolikisht në kufi.

Ndërkohë, në këtë moment, miliona shpirtra – irakianë, iranianë, afganë, pakistanezë, afrikanë veriorë, aziatikë të Azisë Qendrore, shtetas të Gjirit Persik – po gjejnë qetësi nëpërmjet shëtitjes masive, katartiane nga Nexhefi për në Karbala. Një pelegrin e kapi magjinë – shpengimin shpirtëror që u bashkua me deklaratën politike –i cili më tha me një dridhje të zërit në buzëqeshje;ky peligrinazh është gjithashtu “një protestë kundër terrorizmit”.    



Burimi : Counterpunch.org / Medya Şafak

Pepe Escobar

Pepe Escobar është korrespondent për Azia Times, në Hong Kong, një analist për RT dhe ...