Arbaini u përkujtua afër Shtëpisë së Bardhë

Publikuar në Nën. 23, 2017, 12:28 a.m.

- Rreth 1000 ndjekës të Imam Husejnit (a.s.), nipit të Profetit Muhammed (a.s.), u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë më 12 nëntor 2017  për Arbainin, ditën e përkujtimit që shënonte fundin e periudhës 40-ditore të zisë për martirizimin e udhëheqësit  musliman të shekullit të 7-të, i cili u martirizua në Betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Anëtarët e Xhamisë së Uashingtonit, mbanin një tabut (arkivoli) të mbuluar me një pëlhurë të zezë të veshur me ar që përdoren nga popullata muslimane shiite në shumë pjesë të botës muslimane në procesionet që shënojnë martirizimin e Imam Husejnit. Të tjerët kryenin ritualin e lashtë të zizë duke rrahur kraharorin e tyre me butësi për të shfaqur pikëllimin e tyre.

Duke vënë në dukje se flamuri i zi është adoptuar nga ISIS por nuk është një pasqyrim i vlerave të Islamit, një nga organizatorët (whoishussain.org) shprehu shqetësimin se "ISIS kishte shkatërruar perceptimin e Islamit dhe shkaktoi një efekt shqetësues, negativ në të gjithë botën ".

Përkujtime të ngjashme për Arbain janë mbajtur në komunitetet shiite në mbarë botën, duke përfshirë edhe në Qerbela,  Irak, ku miliona njerëz vizitonin Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit për të shprehur respektin e tyre. I nderuar nga ndjekësit e tij për dhembshurinë, urtësinë dhe integritetin e tij, Imam Hussejni mbahet mend për thënien e tij, "Unë vetëm dëshiroj të përhap vlerat e mira dhe të parandaloj të keqen".



Burimi : ABNA