Ministri i Izraelit festoi klerikun Saudit

Publikuar në Nën. 16, 2017, 4:39 a.m.

Ministri izraelit i Komunikimeve, Ejup Kara e ftoi Myftiun e Arabisë Saudite dhe Kreun e Komitetit, Abdylaziz Al-Shejh, duke e përgëzuar për fetvanë e tij se: ”nuk është e lejuar lufta kundër Izraelit dhe se Hamasi është një organizatë terrotiste”.

Ministri me prejardhje “durzi”, Kara shpërndau në llogarin e tij në Twitter këtë mesazh: ”E përgëzojmë myftiun e Arabisë Saudite dhe Kreun e Komitetit, Abdylaziz Al-Shejh për fetvanë e tij me të cilën e ndalon luftën kundër Jahudive dhe vrasjen e tyre. Al-Shejh tha se Hamasi është një organizatë terroriste dhe se i ka dëmtuar palestinezët; se demostratat e bëra në Aksa janë demagogjike dhe se do të bashkëpunoj me ushtrinë izraelite për t’a zhdukur Hizbullahun. Unë e ftoj myftiun që t’a vizitojë Izraelin; do të pritet me respekt të lartë.”

Myftiu Saudit, Abdylaziz Al-Shejh në përgjigjën e dhënë shikuesit të lidhur në program përmes telefonit në një kanal televiziv vendor, në pyetjen lidhur me ngjarjet në Kuvend në Aksa, në muajin Korrik, u shpreh se:”nuk është e lejueshme lufta kundër Izraelit, se Hamasi është një organizatë terroriste dhe se do të bashkëpunoj me ushtrinë izraelite kundër Hizbullahut.”



Burimi : Sputnik News