Veprimtarja e Bajrejnit ndalohet të udhëtoi në Qerbela për Arbain

Publikuar në Nën. 15, 2017, 4:31 a.m.

Veprimtarja e Bahrejnit u ndalua të udhëtoi në Qerbela për vizitë me rastin e Arbainit.

Zejneb al-Khamis,  veprimtare e Bahrejnit u ndalua të udhëtoi në qytetin Qerbela të Irakut për të marrë pjesë në viziten vjetore për Arbain.

Zejneb Al-Khamis tha të premten se ajo i bëri thirrje autoriteteve në Manama-s në raste të shumta për të hequr ndalimin e udhëtimit të saj, që nga data 20 gusht 2017.

Muajin e kaluar, ajo u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahrejnit  pasi u informua se ajo është ndaluar të largohet nga vendi. Autoritetet nuk arritën të elaboronin arsyet për kufizimet.

Në vitet e fundit, Manama ka ndaluar një numër aktivistësh të të drejtave për të udhëtuar në Qerbela për Arbain, duke përfshirë Fatima al-Halvachi.

Fatime Al-Halvachi, e cila shërben si Zëvendës Kryetare e Organizatës Europiane-Bahrejnase për të Drejtat e Njeriut (EBOHR), tha se ajo ishte mbajtur larg nga Arbaini vitin e kaluar.

"Këtë vit jam ndaluar sërish të udhëtoi! E ndaluar nga e drejta për liri të lëvizjes, "shkroi ajo në faqen e saj të Twitter.

Në shtator, aktivistët e Bahrejnit u ndaluan të udhëtojnë si grup i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të mbledhura për seancën e 36-të në Gjenevë.



Burimi : Lualua TV