Ministrat flasin për bashkëpunimet e kulturës mes Italisë e Kosovës

Publikuar në Nën. 11, 2017, 6:13 a.m.

Ministri Kujtim Gashi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, dhe drejtoreshën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandra Bertini Malgarini.

Ministri Gashi u pajtua për vazhdimin dhe përshpejtimin e procedurave që këto nisma konkrete të finalizohen sa më shpejtë. Ai tha se ky konkretizim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë do të nxisin shkëmbimin kulturor në përvoja të ndryshme mes institucioneve kombëtare dhe profesionistëve të fushës.

Nga ana e tij, ambasadori Sardi e falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë e treguar dhe u shpreh se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës pas përfundimit të procesit të negocimit në të cilin ndodhet momentalisht, kur të nënshkruhet si marrëveshje mes dy vendeve, do të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin kulturor mes Italisë dhe Kosovës

Ndërsa drejtoresha e Institutit e njoftoi ministrin për punën e institucionit që drejton dhe u shpreh se me akreditimin e tij edhe në Kosovë, hapet mundësia për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.