Hariri: Do të priten krahët e Iranit në rajon

Publikuar në Nën. 7, 2017, 6:23 a.m.

Kryeministri i Libanit, Sad Hariri ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se kundër personit të tij janë bërë atentate për vrasje.

Kryeministri i Libanit, Sad Hariri në deklaratën live që ka dhënë për televizionin Suudi el-Arabija ku ka shpallur dorëheqjen e tij është shprehur se situata aktuale e krijuar në Liban është shumë e ngjashme me situatën që ishte krijuar vetëm para pak se të vritej babai i tij, Refik Hariri.

Sad Hariri, i cili menjëherë para dorëheqjes së tij ishte thirrur në Arabinë Saudite, në deklaratën e tij ka hedhur akuza kundër Iranit dhe është shprehur se “Do të priten krahët e Iranit në rajon. Irani është mburrur edhe më parë se ka qënë kontrollues i disa kryeqyteteve arabe. Kudo ku shkel Irani aty ka ngatërresa dhe shkatërrim.”

 “Nuk mund të pranojmë që armët e Hizbullahut të përdoren mbi popullin e Sirisë”

Hariri, i cili ka dhënë deklarata të shumta rreth Libanit dhe Sirisëështë shprehur kështu:

“Nuk mund të pranojmë që Libani të jetë një vend që vë në rrezik sigurinë e gjithë rajonit. Nuk mund të pranojmë që armët e Hizbullahut të përdoren mbi popullin e Sirisë. Irani merr një kënaqësi të madhe duke shkatërruar botën arabe. E keqja që Irani ka shpërndarë në rajon në fund do t’i kthehet tek vetja.

Pavarësisht se nga ana politike unë jam i pavarur, Irani vazhdon që të hedhë hapa shkatërrimtar për Libanin dhe për gjithë rajonin.

Ndërhyrjet e Hizbullahut kanë shkaktuar problematika mes nesh dhe vendeve arabe. Me forcën e tij ushtarake, Hizbullahu i ka imponur kushtet e tij edhe Libanit.”

Të hënën që lamë pas, Sad Hariri u gjend në një vizitë të paparashikuar në Arabinë saudite, në të njëjtën kohë me zhvillimin e kësaj vizite, ministri përgjegjës për çështjet e Gjirit Persiik të Arabisë Saudite, Samir Sebhan ka bërë disa deklarata të ashpra kundër Hizbullahut dhe Iranit.

Reagimet ndaj dorwheqjes

Dorëheqja surprizë nga detyra e e Sad Haririt ka marrë reagime të ndryshme nga politikanët libanezë. Një ndër deputetët e parlamentit libanez, Ziad el-Esver nga grupi “Korigjim dhe Ndryshim” i themeluar nga presidenti aktual libanez, Mishel Aun është shprehur se “Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë dorëheqjen e Sad Haririt në Arabinë Saudite. ajo që kemi mësuar nga sauditët është se ata vazhdojnë ndërhyrjet në Liban.”

Lideri i patisë Solcialiste Përparimtare, duke theksuar se kjo dorëheqje do të ndikojë negativisht  në ekonomi është shprehur se “Libani është i dobët dhe nuk do të mund të përballojë përfundimet ekonomike dhe politike që do të lindin si rezultat i dorëheqjes së Haririt. Unë do të vazhdoj të jem nga ata që mbështesin dialogun mes Arabisë Saudite dhe Iranit.”

Ministri i Drejtësisë së Libanit, Selim Harisati i ka vënë theksin faktit që deklarata e dorëheqjes u bë në Arabinë Saudite dhe përbërjes ë kësaj deklarate duke u shprehur e “Koha, vendi dhe mënra e dorëheqjes së Haririt ka qënë surprizë dhe është shqetësuese” duke lënë të kuptohet për televizionin Meyadin se presidenca dhe udhëheqësit e tjerë libanezë janë shumë të shqetësuar nga mënyra sesi Hariri ka dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, ish presidenti libanez, Mihel Sulejman është shprehur kështu në lidhje me dorëheqjen e Haririt, “Libani po hyn në një tunel ku të gjithë duhet të shtrëngojnë frontet e tyre.”

Ndërkohë që në Hariri akuzon Iranin si shkaktar të dorëheqjes së tij, këshilltari pranë ministrisë së punëve të jashtme të Libanit është shprehur kështu për televizionin el-Meyadin: “Dorëheqja e Haririt është një plan i koordinuar nga Presidenti i SHBA--së, Donald Trump dhe nga princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman për të shkaktuar tensione brenda Libanit. Kjo dorëheqje do të shërbejë për të kompesuar SHBA-në pas dëmeve që pësoi me mundjen e ISIS-it.”



Burimi : Yakın Doğu Haber