65-vjeçari e mësoi Kur'anin përmendësh për dhjetë mu

Publikuar në Nën. 7, 2017, 6:15 a.m.

Një burrë i vjetër në Xhidah, Arabia Saudite, arriti të mësonte të gjithë Kur’anin përmendësh brenda  dhjetë muajve.

Abdullah el-Xhurxhavi është  shpallur hafizi më  vjetër, i cili e mësoi  gjithë Kur'anin përmendësh  në  Xhiddah në vitin 2016 apo 1438 sipas Hixhretit.

Ai thotë se i lexonte faqet nga Kur'ani çdo ditë në rininë e tij, por filloi të mësonte Kur’anin përmendësh pas daljes në pension vitin e kaluar, raportoi Okaz Daily.

"Menjëherë pas daljes në pension, unë shkova te Mexhid Bixhash në xhaminë Ahl al-Kahir dhe, falë Zotit, e mësova Kur'anin përmendësh për dhjetë muaj".

Shoqata Islamike planifikon të nderojë al-Xhurxhavin në një ceremoni të veçantë në të ardhmen e afërt.

Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Libër i Shenjtë që memorizohet nga besimtarët e tij.

Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kur’ani ka 30 xhyza apo pjesë, 114 Sure  apo Kapituj dhe 6,236  ajete apo versete. 



Burimi : IQNA