Parlamenti i Katalonisë shpalli pavarësinë e saj

Publikuar në Tet. 28, 2017, 1:10 a.m.

Parlamenti i Katalonisë ka shpallë pavarësinë e saj nga Spanja.  Në votimin e fshehtë për kanë votuar 72 deputetë, kundër kanë qenë 1o, ndërsa 2 kanë abstenuar. Kundërshtarët e pavarësisë kanë braktisur mbledhjen, ndërsa përkrahësit e secesionit kanë kërkuar votim të fshehtë. Në tekstin e deklaratës së pavarësisë shkruan se do të krijohet Republika e Katalonisë, si shtet i pavarur dhe sovran.

Menjëherë pas shpalljes, senati spanjoll e ka votuar që qeveria e kryeministrit spanjoll Marian Rajoya të vendos kontrollin e drejtpërdrejtë të Madridit mbi Kataloninë. Gjykata kushtetuese e Spanjës ka kumtuar se ka filluar shqyrtimi i procesit të votimit të parlamentit katalonas i cili ka shpall pavarësinë nga Spanja.

Sikurse ceket, kryeprokurori i shtetit dhe palët tjerë kanë kohë tre ditë të reagojnë. Për vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë të Madridit mbi Kataloninë kanë votuar për 214 deputet të Senatit, 47 ishin kundër, dhe 1 ka abstenuar. Pritet që tani kryeministri spanjoll Rajoy të thirr mbledhjen e kabinetit të tij qeveritar që të vendos masat e para për pushtet mbi Kataloninë, e kjo përfshinë shpërbërjen e qeverisë rajonale në Barcelonë dhe mbikëqyrja direkte e forcave policore.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajou bëri thirrje në qetësia pasi që parlamenti katalonas shpalli pavarësinë nga pjesa e mbetur e shtetit.”Kërkojë qetësi nga të gjithë spanjollët. Qeverisja e drejtës që të ripërtërijë ligjshmërinë në Kataloni”, ka cek Rajou në porosinë e publikuar disa minuta pas shpalljes së pavarësisë në porosinë e tij në Twitter.

Kryeministri spanjoll Rajou më herët ka deklaruar në paraqitjen e tij para Senatit se hapi i parë i Madridit zyrtar, në rast se senatorët miratojnë autorizime të posaçme në Kataloni, do të jetë zëvendësimi i kryetarit të Katalonisë Carles Puigdemontit.”Ajo çka po ndodh tani në Kataloni paraqet shkeljen e qartë të ligjit, demokracisë, drejtës dhe do të ketë pasoja”, ka porosit kryeministri spanjoll.

Sipas fjalëve të tij, autorizimet e posaçme në Kataloni nënkuptojnë udhëheqja me policinë katalonase, financat, mediat publike, telekomunikacionit dhe shërbimet informative gjatë periudhës gjashtë mujore gjer te mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kataloni, “ kjo nuk do të thotë marrja e lirisë së katalonasëve, por mbrojtja e tyre.”Masat të cilët Senatit i ka propozuar qeveria e tij konsideron të vetmin zgjidhje nga kriza e tanishme aktuale, ndërsa situatën e ka quajt” si sfidë e cila gjer tani nuk është parë në historinë më të re të Spanjës”. Populli i Katalonisë me shumicë votash në referendumin e mbajtur me 1 tetor ka votuar për pavarësinë e kësaj krahine spanjolle.