Imami 70-të vjeçar u arrestua në Turqi

Publikuar në Tet. 22, 2017, 11:27 p.m.

Forcat e sigurisë në qytetin jugor Adana të Turqisë arrestuan një imam 70-të vjeçar me akuzat për terrorizëm.

Sipas të përditshmes Zaman, 34 pjesëtarë meshkuj dhe femra të xhamisë ku Jusuf Sona udhëheqte namazin janë ndaluar gjithashtu.

Gjashtë muaj më parë, Jusufi dhe djali i tij ishin marrë në paraburgim dhe u liruan pas dhjetë ditësh.

Avokati i tij e kritikoi arrestimin e fundit, duke thënë se ai është vetëm një imam  që shërben vullnetarisht në xhami.

Ka pasur një goditje ndaj disidentëve të dyshuar në Turqi që nga një përpjekje e dështuar e grushtit në vitin 2016.

Aktivistët e të drejtave thonë se përpjekja e grushtit të shtetit është duke u përdorur si pretekst nga qeveria për të shfuqizuar opozitën anembanë shtetit.

Zyrtarët turq këmbëngulin se hoxha i opozitës, Fethullah Gulen, i cili jeton në shtetin e Pensilvanisë, në SHBA, që nga viti 1999, ishte organizatori i përpjekjes së pasuksesshme të grushtit të shtetit në muajin korrik, 2016.

Mbi 50,000 njerëz deri më tani janë burgosur në pritje të gjykimit për lidhjet e dyshuara me lëvizjen e Gylenit, ndërsa rreth 150,000 individë janë gjithashtu të pushuar ose pezulluar nga vendet e punës në sektorin publik dhe privat. 



Burimi : IQNA