Albert Berisha është një paradox dhe dilemë për Perndimin, pyeten se çfarë duhet bërë

Publikuar në Tet. 21, 2017, 12:53 a.m.

“Berisha  është njëri nga 40,000 të ashtuquajturit luftëtarë të huaj, të cilët braktisen shtëpitë e tyre, me qëllim që ose të jetojnë në hilafetin e vetë-shpallur nga ISIS apo për t’u bashkuar me grupet e tjera militante.

Ai nuk duket fare si dikur kur ishte pjesmarrës dhe përkrahes i Alkaides dhe ISIS-it , por Berisha është edhe një personifikim i disa pikëpyetjeve kritike që hutojnë zyrtarët perendimorë të sigurisë. Më interesantja e kësaj një personi si Berisha iu ëshët mundësuar të krijojë organizatë jo-qeveritare dhe beson se ai duhet të trajtohet nga qeveria si një person me vlerë, e jo kriminel.

 / Fol Tash/ /NBC News/

A ka mundësi që një xhihadist i cili ka shkuar të luftoj në Irak apo Siri, të riintegrohet paqësisht në shoqëri? Dhe si mundet qeveria të sigurohet se njërëzit e tillë nuk do të vrasin në emër të Islamit?

Berisha sot është në Kosovë,  por gjithashtu edhe pranon se ka qendruar me komandant, për të cilët thotë se ‘ishin të gatshëm të kryenin sulme përgjatë evropës’.

Agjencioni i lajmeve NBC News nuk mundet në mënyrë të pavarur të verfikoj qendrimin e tij në Siri. Por një gjykatë në Kosovë ka denuar atë me tri vjet e gjysmë burgim, për vendimin e tij për të shkuar atje. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se ai ishte viktimizuar nga një shtet tiranik.

‘Çdo religjion ka delen e saj të zezë dhe nuk mund ta mohojmë se nuk e kemi edhe ne një të tillë’.

‘Është vështirë t’i bindësh njerëzit që të kthehen, nese ata kanë dy opsione: të rrijnë e të vdesin në Siri, apo një tjetër opsion të keq, që është përfundimi në burg’, tha ai gjatë një interviste me NBC News në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina. ‘Shteti ynë, shoqëria jonë, duhet tu ofroj një opsion të tretë, që është riintegrimi’.

 /NBC News/