Clark : Krijoni Qevrinë dhe investimet nga USA janë në pritje

Publikuar në Tet. 21, 2017, 12:49 a.m.

Gjenerali në pension, Wesley Clark, i cili përfaqëson Kompaninë “Envidity”, dhe kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999.ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike .

Komentet e tij, Clark i ka bërë për Radion Evropa e Lirë gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve.

Ai ka thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por nuk ka ende vendim të institucioneve.

”Në çdo rast, Qeveria është ajo që duhet të ketë një qëndrim të përbashkët. Ajo duhet të krijoj një konsensus, duhet të ofrojë mundësitë”, ka deklaruar Clark.

 “Kemi bërë disa investime në Rumani, kam qenë në Bullgari kemi biseduar me njerëzit atje për disa punë e po kërkojmë një mundësi për investime edhe ne Mal të Zi, po ashtu”, ka deklaruar ai.

Në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“Envidity Energy Kosova”, drejtohet nga gjenerali Wesley Clark. Kjo Kompani ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik (syngas), dizelit dhe kerozinës, dhe ajo fillimisht ka aplikuar për licencë që në vitin 2013.

Kompania "Envidity” ka aplikuar në këtë Komision për tri licenca; sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra.

Projekti ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor përmes metodës teknologjike e cila mundëson prodhimin e naftës sintetike (dizel) nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, përmes përdorimit të teknologjive të përparuara.

Projekti i kompanisë “Envidity” parasheh që fillimisht të krijohen 100 vende pune, kurse më pas numri i të punësuarve do të arrijë në 300.