CIA: 70 vite të krimit të organizuar (1)

Publikuar në Tet. 20, 2017, 2:35 a.m.

Do t’ju paraqesim përkthimin në dy pjesë të reportazhit të publikuar në faqen e internetit të Counterpunch dhe të faqes personale të Schall të cilin Lars Schall e ka zhvilluar me shkrimtarin dhe investiguesin e njohur për punimet e tij në lidhje me CIA-n, Douglas Valentine.

Do t’ju paraqesim përkthimin në dy pjesë të reportazhit të publikuar në faqen e internetit të Counterpunch dhe të faqes personale të Schall të cilin Lars Schall e ka zhvilluar me shkrimtarin dhe investiguesin e njohur për punimet e tij në lidhje me CIA-n, Douglas Valentine.

Lars Schall: 70 vite më parë, më 18 shtator të vitit 1947 nëpërmjet Ligjit të Sigurisë Kombëtare është themeluar institucioni i Qendrës së Shërbimeve të Inteligjencës, CIA. Douglas, ju i referoheni CIA-s si “Dora që kryen krime për qeverinë e SHBA-së”. Cila është arsyeja?

Douglas Valentine: Çdo aktivitet që bën CIA është i jashtëligjshëm, për këtë arsye qeveria e siguron fshehjen e këtyre aktiviteteve me një mbulesë sekrete të padepërtueshme. Ndërsa mitografët në industrinë e informacionit portretizojnë Amerikën si një bastion të paqes dhe të demokracisë, zyrtarët e CIA menaxhojnë dhe udhëheqin organizatat kriminale në çdo cep të botës. Për shembull, gjatë viteve 1950 dhe 1960, CIA punësoi një nga trafikantët kryesorë të drogës në Amerikë, Santo Trafficante dhe i dha detyrën për të vrarë Fidel Castro. Në shkëmbim, CIA i lejoi këtij trafikanti që të importontetonelata lëndësh narkotike në Amerikë. CIA ka krijuar armë, transportim dhe kompani bankare të veçanta për t’i lehtësuar aktivitetin organizatave kriminale të trafikimit të drogës të cilatbashkëpunojnë për të kryer punën e pista të CIA-s. Paratë e mafias dhe paratë e CIA-s janë aq të përziera me njëra-tjetrën në bankat përtej kontinentit, saqë janë të pandashme nga njëra-tjetra.

Trafikimi i drogës është vetëm një shembull i aktiviteteve të jashtëligjshme.

LS: Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptojmë në lidhje me CIA-n?

DV: Nëse studiohet mjaftueshëm nga afër dhe me imtësihistoria organizative e kësaj organizate mund të mësojmë sesi CIA arrin të ruajë fshehtësinë e saj. Kjo është kontradikta thelbësore që qëndron në zemër të problematikave që ka Amerikë: nëse do të ishim vërtetënjë vend me demokraci dhe nëse do të gëzonim me të vërtetë lirinë e fjalës do të ishim në gjendje të studiojmë rreth dhe flismin për CIA-n. Ne do të mund të përballeshi  me racizmin dhe sadizmin e institucionalizuar tashmë. Megjithatë, ne nuk kemi mundësi të bëjmë këtë gjë dhe në këtë mënyrë historia jonë mbetet e panjohur, e cila nga ana tjetër do të thotë që nuk kemi asnjë ide se kush jemi, si individë apo si një komb. Ne imagjinojmë veten të jemi gjëra që nuk jemi. Udhëheqësit tanë njohin pjesë të së vërtetës, por në momentin e parë që dikush prej tyre  fillon të flasë në lidhje me gjërat me të vërtetë të këqija që po bënCIA, atëherë i jepet fund posteve të tyre.

LS: Ekziston një term në lidhje me CIA-n “mohueshmëri e besueshme”. A mund ta elaburoni këtë koncept?

DV: CIA nuk ndërmerr asnjë veprim të cilin nuk mund ta mohojë më vonë. Për këtë gjë më ka folur edhe një ish zyrtar i lartë i CIA-s tashmë në pension, TomDonohue.

Më lejoni të ju tregoj në terma të përgjithshëm në lidhje me burimin tim. Në vitin 1984, ish drejtori i CIA-s,William Colby pranoi që të më ndihmonte të shkruaja librin tim, Programi Phoenix. Në vitin 1985, Colby më prezantoi me Donohue. Donohue kishte menaxhuar degën e “aktiviteteve të fshehta” të CIA-s në Vietnam në periudhën nga viti 1964 deri në vitin 1966 dhe shumë prej programeve që ai kishte zhvilluar ishin të ndërlidhura me njëra-tjetrën me anë tëPhoenix. Duke qënë se Colby kishte dal garant për mua, Donohue ishte shumë i hapur në lidhje meshpjegimine mënyrës sesi funksionon CIA nga brenda.

Donohue ishte një oficer tipik i gjeneratës së parë të të rekrutuarve tëCIA-s. Ai kishte studiuar Krahasueshmëri mes religjonevedhe ndryshueshmërinë simbolikenë Universitetin Columbia. Ai ishte një produkt dhe praktikues i politikës së Cook County që u bashkua me CIA-n pas Luftës së Dytë Botërore, periudhë gjatë së cilës ai e perceptonte Luftën e Ftohtë si “një industri rritjeje”. Gjatë fundit të karrierës së tij,ai ishte emëruar shefi i stacionit të CIA-s në Filipine dhe gjatë kohës që u takuam për të biseduar ai ishte duke bashkëpunuar me një ish-ministër të MbrojtjesnëFilipine. Ai i përdorte në mënyrën më të mirë kontaktet që kishte krijuar, gjë që nuk është aspak e jashtëzakontë për kursin që ndiqet në përgjithësi. Kjo është mënyra sesi funksionon korrupsioni për burokratët e lartë.

Donohue është shprehur se CIA nuk ndërmerr asnjëveprim nëse nuk plotëson këto dy kritere. Kriteri i parë është “potenciali i inteligjencës”. Programi i ndërmarrëduhet t’ishërbejë CIA-s; ndoshta ky program mund t’i mundësojë informacionamerikanëve se si të rrëzojnë një qeveri, apo si të shantazhojnë një zyrtar, apo ku mund të jetë fshehur një raport apo edhe si të mund të kalojnë një agjent të tyrin brenda në kufi. Termi “potencial i inteligjencës” do të thotë se në njëfarë mënyrë duhet t’i hyjë në punëCIA-s. Kriteri i dytë është se ky veprim i ndërmarrë duhet tëmund të mohohet. Nëse ata nuk mund të gjejnë një mënyrë për të strukturuar programin ose operacionin në mënyrë që ta mohojnë atë, atëherë ata nuk do ta ndërmarrin që në fillim një hap të këtillë. Mohimi i besueshëm mund të jetë aq i thjeshtë sa sigurimi i një mbulimi ushtarak njëoficeri apo nënpunësi të thjeshtë. Atëherë CIA mund të thotë: “Ishte Ushtria që e bëri këtë gjë.”

Mohimi i besueshëm ka të bëjë me përdorimin e gjuhës. Gjatë seancave të Senatit në komplotet e CIA-s kundër Fidel Castro dhe liderëve të tjerë të huaj, ish zëvendës drejtori i operacioneve i CIA-s, Richard Bissell e ka përkufizuar “mohimin bindës” si “përdorimi i terminologjive të paqarta dhe eufemizmiavegjatë diskutimeve në vend të përdorimit tëpërkufizimeve të sakta që do të ekspozonin veprimet e fshehta dhe për pasojë do të sillnin ndërprerjen e këtyre aktiviteteve.”

Çdo gjë që bën CIA është e mohueshmë. Është pjesë e kompetencave që Kongresi i ka dhënë kësaj organizate. Kongresi nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për veprimet kriminale që ndërmerr CIA. E vetmja situatë që leojhet që veprimet e CIA-s të bëhen të njohura për publikun e thjeshtë– përjashto këtu rastet kur aksidentalisht shumë rrallë rrjedh informacioni – është kur Kongresi ose Presidenti mendojnë se është e dobishme për t’u përdorur si mjet të luftës psikologjike që populli amerikan të informohet se një veprim të caktuar po e ndërmerr CIA. Tortura është një shembull i mirë. Gjatë periudhës së pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe deri në momentin që u vendos për pushtimine Irakut, populli amerikan donte hakmarrje. Ata donin të shihnin të derdhej gjaku imyslimanëve, kështu që administrata e Bushit lejoi të zbulonte se ishin zyrtarët e CIA-s që po torturonin keqbërësit. Ata e luajtën bukur këtë pjesë dhe e quajtën“marrje në pyetje në mënyrë të detajuar”, megjithatë të gjithë e kuptonin çfarë do të thotë simbolikisht kjo gjë. Term jo i drejtpërdrejtë dhe eufemik. Mohimi i besueshëm. 

LS: A e dinë njerëzit në CIA se janë pjesë e “degës së krimit të organizuar të qeverisë së SHBA-së”? Në të shkuarën për shembull, ju jeni shprehur në këtë mënyrë në lidhje meprogramin Phoenix: “duke qënë se brenda strukturës së saj CIA është e ndarë në pjesë, në fund fare arrita të mbledh më shumë shumë informacion rreth programit sesa çdo individ që gjendet brenda CIA-s.”

DV: Po ata janë të vetëdijshëm. Kam folur gjerësisht në lidhje me këtë çështje në librin tim CIA si Krim i Organizuar, The CIA as Organized Crime. Shumica e njerëzve nuk kanë idenë se çfarë pune bëjnë të vërtetë policët. Ata mendojnë se gjithçka që policët bëjnëëstë të japin gjoba shpejtësie. Ata nuk i shohin policët që bashkëpunojnë me kriminelët profesionistë dhe bëjnë para në këtë proces. Ata besojnë se kur një personvesh një uniformë, ai ose ajo bëhet i virtytshëm. Mejgithatë, në të vërtetë njerëzit që punojnë në organet e zbatimin të ligjit e bëjnë këtë për krijimin e pushtetit mbi njerëzit e tjerë, dhe në këtë kuptim ata lidhen më shumë me bashkëpuntorët e tyre, sesa me qytetarët që supozohet se duhet të mbrojnë dhe t'i shërbejnë. Ata kërkojnë të kenë pushtet mbi njëri-tjetrindhe janë të korruptuar. Këto janë autoritetet e zbatimit të ligjit.

Edhe CIA është e populluar me të njëjtin lloj njerëzish, me ndryshimin e vetëm se aty askush nuk njeh kufinj. Zyrtari i CIA-s i cili krijoi programin Phoenix, Nelson Brickham është shprehur në këtë mënyrë në lidhje me kolegët e tij: “E kam përshkruar shërbimin e inteligjencës si një mënyrë e pranueshme nga shoqëria për të shprehur tendencat kriminale që ajo kryen. Një djalosh i cili ka tendenca të forta kriminale, por është tepër frikacak që të jetë një kriminel në të vërtetë do të përfundonte në një vend si CIA, nëse do t’i jepet trajnimi i nevojshëm.” Brickham i përshkroi zyrtarët e CIA-s si mercenarë të cilët paguhen për të gjetur një mënyrë të pranueshme shoqërisht për të kryer veprime kriminale të caktuara.

Dihet mirë tashmë nga të gjithëse kur CIA zgjedh agjentë apo njerëz për të drejtuar milicitë ose njësitë e policisë sekrete në vendet e huaja, ajo i nënshtron kandidatët e saj në një shqyrtim psikologjik rigoroz. John Marks në studimin e tij The Search for the Manchurian Candidate, Kërkimi i Kandidatit Manchurian tregon sesi CIA dërgoi psikologun e tij të nivelit më tëlartë të organizatës, John Winne në Seul për “të zgjedhur kuadrin fillestar” për krijimin e CIA-s koreane. Ëinne është shprehur në këtë mënyrë me Marks“Kam ngritur një zyrë me dy përkthyes dhe për këtë kam përdorur një version korean të Wechsler.”Psikiatristët e CIA i kishin dhënë testin e personalitetit njëzet ushtarakëve dhe oficerë të policisë, “më pas kanë shkruar nga një raport gjysmë faqe në secilën, duke renditur pikat e forta dhe dobësitë e tyre. Winne donte të dinte për aftësinë e secilit kandidat për të ndjekur porositë, kreativitetin, mungesën e çrregullimeve të personalitetit, motivimin - pse donte të larghej nga puna e tij aktuale. Arsyeja e kësaj ishte kryesisht për paratë, sidomos për civilët.”

Në këtë mënyrë, CIA rekruton forcat e policisë sekrete si punonjës të saj në çdo vend ku kryen aktivitetet e saj kriminale, duke përfshirë këtu edhe Irakun dhe Afganistanin. Marks shkruante se, CIA “zbuloi se procesi i vlerësimit më të dobishëm për të treguar se si duhet të trajnohen pjesa antiterroristegjendej në Amerikën Latine. Sipas rezultateve, u zbulua se këta njerëz kishin psikologji shumë të varura dhe kishin nevojë për drejtim të fortë.”

Ky “drejtim”vinte nga CIA. Marks citon një ndër vlerësuesit, i cili shprehej “Sa herë që kompania  (CIA) shpenzon para për të trajnuar një të huaj, objektivi thelbësorështë qëky i trajnuar do t'i shërbejë që nga ai moment qëllimeve të organizatë.” Zyrtarët e CIA-s nuk ishin të kënaqur “thjesht për të punuar ngushtë me këto agjenci të zbulimit të huaj; ata këmbëngulën të depërtojnë në to, dhe Sistemi i Vlerësimit të Personave siguroi një ndihmë të dobishme në këtë aspekt.”

Ajo që dihet mëpak nga publiku është se stafi ekzekutiv i CIA-s është shumë më i preokupuar me përzgjedhjen e kandidatëve të duhur për të shërbyer si zyrtarë të CIA-s se sa me zgjedhjen e agjentëve jashtë shtetit. CIA-ja e shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit të saj duke studiuar mënyrën e zgjedhjes, kontrollit dhe menaxhimit të forcës së saj të punës. Procesi fillon me instalimin e bindjes së verbër. Shumica e oficerëve të CIA-s e konsiderojnë veten ushtarë. CIA është themeluar si një organizatë ushtarake me një zinxhir komandimi të shenjtë që nuk mund të shkelet. Dikush ju tregon se çfarë të bëni, dhe ju pranoni urdhrin dhe bëni atë. Në të kundërt përjashtohesh.

Sisteme të tjera të kontrollit, ndër të cilat mund të përmendim “programet indoktrinuese motivuese” i bëjnë zyrtarët e CIA-s të mendojnë për veten e tyre se janë të veçantë nga të tjerët. Sisteme të tilla janë përsosur dhe kanëvënë vendin e tyre gjatë shtatë dekadave të fundit për të formuar besimet dhe përgjigjet e oficerëve të CIA-s. Në këmbim të nënshkrimit të të drejtave të tyre ligjore, ata përfitojnë nga sistemet e shpërblimit – më e rëndësishmja, zyrtarët e CIA-s janë të imunizuar nga ndjekja penale për krimet e tyre. Ata e konsiderojnë vetenPakicë eMbrojtur dhe në qoftë se ata përqafojnë me gjithë zemër kulturën e dominimit dhe shfrytëzimit, ata mund të përftojnë punë të lehta në sektorin privat pasi të kenë dalë në pension.

Stafi drejtues ekzekutiv i CIA-s ka kompetencat për ndarjen dhe krijimin e degëve të ndryshme në mënyrë që zyrtarët individualë të CIA-s të mbeten të shkëputurë nga njëri-tjetri. Këto njësi të veçanta që janë të indoktrinuara në nivele shumë të larta i binden verbërisht parimit thelbësor “nevojës për të ditur”. Ky sistem i institucionalizuar i injorancës dhe i vetëshpalljes që mbështetet tek vetvetja, në mendjet e tyre të deformuara ka krijur iluzionin e drejtësisë amerikane, mbi të cilën varet motivimi i tyre për të kryer të gjitha llojet e krimeve në emër të sigurisë kombëtare. Kjo dhe sigurisht fakti që shumica prej tyre janë sociopatë.

Në të njëjtën kohëështë një sistem që rregullohet vetëvetiu. Ashtu siç ka thënë edhe agjendi i FBN-së. Martin Pera “Nëse jeni të suksesshëm në të gënyer, në të tradhëtuar dhe në të vjedhur, atëherë këto cilësi bëhen mjete që ju do t’i përdorni në burokraci.”

LS: A mund të na tregoni ndopak se çfarë fshihet pas shprehjes që kaq shumë iu pëlqen që ta përdorni, “Vëllazëria Universale e Zyrtarëve Shtetërorë”?

DV: Klasa sunduese e çdo shteti i sheh njerëzit që ajo udhëheq si qenie më të ulëta dhe të vogla që duhen manipuluar, shfrytëzuar dhe që duhet t’u ushtrohet presion. Sundimtarët, me qëllim qëtë mbrojnë parimet e klasës së tyrethemelojnë të gjitha llojet e sistemeve të mundshme, të cilat funksionojnë si raketa mbrojtëse. Ushtria është fuqia e vërtetë në çdo shtet dhe ushtria në çdo shtet ka një zinxhir komandues në të cilin bindja e verbër ndaj eprorëve është e shenjtë dhe e pacenueshme. Zyrtarët e lartë nuk vllazërohen dhe miqësohen me vartësit e tyre sepse në mos në një moment në një moment tjetër do t'i dërgojnë ata drejt vdekjes të tyretë sigurtë. Ekziston një trup zyrtar oficerësh në çdo ushtri, ashtu si dhe në çdo burokraci dhe çdo klasë sunduese në çdo shtet, që ka më shumë të përbashkëta me oficerët ushtarakë, burokratët kryesorë dhe sundimtarët në shtetet e tjera, sesa ai me pjesën e shpenzueshme dhe të shfrytëzueshme në shtetin e tij.

Policët janë anëtarë të Vëllazërisë Universale të Zyrtarëve Shtetërorë. Ata ekzistojnë mbi ligjin. Zyrtarët e CIA-s qëndrojnënë majë të kësaj Vëllazërie. Të bekuar me identitete të rreme dhe truproje, fluturojnë nëpër aeroplanë privatë, jetojnë në vila dhe vrasin me teknologji të përparuar. Ata u thonë gjeneralëve se çfarë duhet të bëjnë. Ata drejtojnë komisionet e Kongresit. Ata vrasin krerët e shteteve dhe vrasin fëmijët e pafajshëm pa u ndëshkuar dhe me indiferencë. Në sytë e tyre të gjithë mund të eleminohen përveç bosëve të tyre.



Burimi : Counterpunch.org / Medya Şafak