Ndrroi jetë kaligrafi i shquar egjiptian i Kur’anit

Publikuar në Tet. 15, 2017, 3:23 p.m.

Mahmud Ibrahim Salama, egjiptian, kaligrafi i njohur i Kur'anit, ndrroi jetë në fillim të kësaj jave në moshën 98-të vjeçare.

Mahmud Ibrahim Salama, i njohur si shejhu i kaligrafistëve botërorë, krijoi shumë vepra arti.

Prej tyre dallohen katër kopje të Kur'anit në shkrimin  e stilit Naskh dhe dy në stilin Thuluth, me madhësi 35 me 50 centimetra dhe 70 nga 100 centimetra.

Ai ishte i vetmi kaligraf egjiptian që e kaligrafoi  Kur'anin në stilin Thuluth.

Ministri i Kulturës i Egjiptit, Hilmi Al-Namnam në një mesazh shprehu ngushëllimet për vdekjen e figurës së shquar, Mahmud Ibrahim Salama.



Burimi : IQNA