LGBT në sheshë, reagimet e BIK-ut dhe

Publikuar në Tet. 9, 2017, 1:37 a.m.

 Për herë të parë në rrugët e Prishtinës pritet të defilojnë publikisht burra dhe gra që kanë përcaktim seksual ndryshe nga shumica e popullatës. Në çdo vend të Evropës krijohet një nervozë sa herë që shfaqën publikisht komuniteti LGBTI. Një gjë e tillë vlen posaçërisht për vendet e Ballkanit.

Pro, si  do ta kalojë Kosova këtë test? Reagimet e para nuk ishin të mira. Deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në një postim në Facebook ka bërë thirrje që një paradë e tillë të mos ndodhë.

Sabri Bajgora nga Bashkësia Islame ka thënë se BIK nuk ka marrë ndonjë ftesë për të marrë pjesë në paradën e Krenarisë, duke mos komentuar asgjë tjetër rreth kësaj ngjarjeje.  Ipeshkvia e Kosovës kanë dhënë përgjigje të njëjtë me BIK-un që nuk kanë marrë ndonjë ftesë, por kanë refuzuar të përgjigjen se a do të merrnin pjesë në një aktivitet të tillë, nëse ftohen.

Edhe pse shteti i Kosovës, juridikisht, u lejon çdo të drejtë dhe martesat e personave të gjinisë së njëjtë, krejt këtë rehati komuniteti LGTBI nuk e ka në aktivitetet e tyre, nga personat që e konsiderojnë se po e mbrojnë ‘moralin’ njerëzor, e që, sipas tyre, orientimet e ndryshme seksuale bien ndesh me të.

Kur organizatorët e parades së të martës njoftuan për këtë ngjarje, ata kërkuan përkrahje nga qytetarët dhe nga institucionet shtetërorë për parandalimin e dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.

“Komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”, thuhet në kumtesën e organizatorëve të Paradës së Krenarisë.