Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën

Publikuar në Shta. 30, 2017, 3:24 a.m.

Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli në Nju-Jork është takuar me shefen e diplomacisë së Kenias, Amina Mohamed.

Pas këtij takimi ai ka thënë se dëshiron të besojë se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën.

Për këtë takim Pacolli ka shkruar në Facebook:

Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën.