Kurdët irakian dolën në referendum

Publikuar në Shta. 26, 2017, 12:14 a.m.

Qytetarët e Kurdistanit të Irakut sot kanë dal në referendum për pavarësinë e rajonit nga Iraku, rezultatet e së cilës nuk janë të obligueshëm. Vlerësohen se 5,2 milion qytetar do të mund të votojnë, duke përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu është  mundësuar votimi elektronik nga 23 shtatori. Gjithsejtë janë hapur 12.072 vendvotime në rajonin autonom të Kurdistanit në rajonet në të cilin jetojnë kurdët. Vendvotimet janë hapur në ora 8 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në ora 17.oo. Kryetari i qeverisë rajonale të Kurdistanit të Irakut Masud Barzani në prag të referendumit ka thënë se kurdët irakian janë të gatshëm”të paguajnë cilindo çmim për lirinë e tyre”. Qeveria irakiane ka kumtuar se referendumi ka për qëllim që territorit autonom irakian të sigurojë mandatin legjitim për të qenë të pavarur nga Bagdadi nëpërmes dialogut me Irakun dhe vendet përreth. Më herët kryeministri i rajonit kurd në veri të Irakut, Nahchirvan Barzani ka deklaruar se referendumi nuk do të thotë” ribërje të kufijve” dhe nuk do të rezultojë në ndarje momentale. Barzani në konferencën për gazetarë në Erbil, kryeqytetin e Kurdistanit, ka deklaruar se edhe rezultati i votimit të sotshëm do të jetë pozitiv, ky rajon në mënyrë paqësore do të zgjedh kontestet e veta me Bagdatin. Kryeministri irakian Hajdal al Abadi ka urdhëruar sot shërbimet e sigurisë” të mbrojnë qytetarët të cilët kërcënohen apo janë nën presion”, në Kurdistanin irakian. Abadi ka thënë se votimi i sotshëm për pavarësinë e kurdëve të Irakut nga Bagdati është kundër kushtetues dhe ka kërkuar nga qeveritarët kurd që të anulojnë.

Referendumi për pavarësinë e kurdëve irakian, edhe pse nuk është i obligueshëm, ka sjell te rritja e tensioneve me Bagdadin dhe fuqitë rajonale, gjersa SHBA-të fuqishëm kanë kundërshtuar këtë veprim, duke  paralajmëruar se kjo mund të tërheq vëmendjen nga lufta kundër ISIS-it. Turqia dhe Irani janë të shqetësuara se referendumi do të mund të nxit tendencat separatiste brenda popullatës kurde që jetojnë në këto dy vende. Garda revolucionare iraniane ka filluar ushtrimet ushtarake në rajonin kurd, në afërsi të kufirit me Irakun, në të cilin marrin pjesë njësitë raketore dhe të aviacionit. Parlamenti turk në seancën e jashtëzakonshme ka ripërtëri mandatin ushtrisë turke për intervenim në Irak dhe Siri. Zyrtarët turq shumë herë e kanë paralajmëruar qeverinë rajonale të Kurdistanit në Irak që të heqë dorë nga referendumi për pavarësinë. Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm ka quajt referendumin aventurë, duke cek se Turqia para se gjithash do të ndërmerr hapa politike, diplomatike dhe ekonomike, porse edhe operacioni ushtarak është i mundshëm.



Burimi : Al Jazeera