Nëna, binjakët e saj hafizë të Kur’anit

Publikuar në Shta. 22, 2017, 1:35 a.m.

Një nënë e re iraniane dhe binjakët e saj kanë arritur të mësojnë të gjithë Kur’anin përmendësh.

Tahireh Rahimi, vajza e saj dhe djali i saj Rejhaneh Amir Muhammed e kanë mësuar Kur'anin përmendësh  duke ndjekur kurse Kur'anore që mbahen në Qendren e Kur'anit  ‘Abdul Azim Hassani (a.s.)  në xhaminë e  shenjtë në Rey, në jug të Teheranit.

Nëna 35-vjeçare thotë se ajo ishte frymëzuar nga dijetari i madh iranian Sejjid Muhammed Hussein Tabatabai  që ishte një hafiz i Kur’anit në një moshë shumë të re.

Kur binjakët e saj linden në vitin 2005, ajo vendosi t’i mësoi binjakët mësimin e Kur’anit përmendësh, gjithashtu edhe vet të bëhet hafize.  

Më vonë, ata filluan të ndiqnin mësimet e Kur'anit të organizuara nga Qendra Kur'anore.

U deshën të treve gjashtë vjet për të mësuar përmendësh të gjithë Kur'anin.

Ajo tha se mësimi përmendësh i Kur’anit  i ka ndihmuar binjakët, gjithashtu, të  mësojnë edhe më mirë në shkollë.   



Burimi : IQNA