Imam Hamenei fali, ndërpreu dënimet e 1,166 të dënuarve

Publikuar në Shta. 9, 2017, 11:34 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei të enjten fali, ndërpreu dënimet e 1,166 të dënuarve iranianë.

Falja u ba me kërkesë të shefit të Gjyqësorit të të Iranit, Ajetullah Sadik  Amuli Larixhani me rastin e festave të mëdha muslimane, Kurban Bajrami dhe Festa e Gadirit.

Festa e Kurban Bajramit  shënon fundin e Haxhit  dhe është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin musliman.

Festa e Gadirit është një ditë festive e cila shënohet nga muslimanët shiitë më 18 të Dhul Hixheh sipas kalendarit të Hixhretit, për të përkujtuar  emërimin e Ali ibn Abi Talibit nga Profeti Muhammed (a.s.)  si pasardhës i tij.

Neni 110 i Kushtetutës i jep Liderit Suprem të drejtën për të falur ose për të zvogëluar dënimet e të dënuarve me rekomandim të  kryetari i Gkykatës.

Falja, megjithatë, nuk zbatohet për të gjitha llojet e të dënuarve, duke përfshirë ata që janë dënuar për rolin e tyre në luftën e armatosur kundër vendit, trafikimin e armatosur apo të organizuar të drogës, përdhunimin, grabitjen e armatosur, kontrabandën e armëve, rrëmbimin, ryshfetin dhe përvetësim.



Burimi : Tasnim News Agency