Dellavie: Politikanët e korruptuar të Kosovës duket të ndëshkohen

Publikuar në Gus. 19, 2017, 12:14 a.m.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është dekurajues fakti se politikanët e korruptuar të Kosovës nuk ndëshkohen.

Ai ka refuzuar të flasë me emra konkret, por ka thënë se pandëshkueshmëria e atyre që janë në politikë është e papranueshme dhe krijon një shoqëri ku ligji i trajton jo barabartë qytetarët e vet.

“Të gjithë e dimë se shumë politikanë nga parti të ndryshme nuk ndëshkohen dhe kjo është dekurajuese për qytetarët e Kosovës dhe për vendet e tjera që duan përparimin e Kosovës”, pohoi, pos tjerash, Delawie.

“Mendoj se pandëshkueshmëria e politikanëve duhet që të përfundojë. Kosova dhe kosovarët duhet të jetojnë në bazë të vlerave të vendeve të cilave duan që t’u bashkohen. Prandaj pandëshkueshmëria e politikanëve është problem kyç që duhet të zgjidhet”.

“Prokuroret dhe gjyqtarët duhet të përdorin standard të njëjtë, sikur me çdo qytetarë tjetër”.