Stokholmi organizon Garat Kur’anore Evropiane në Festën e al-Ghadirit

Publikuar në Gus. 17, 2017, 11:08 a.m.

Edicioni i parë i Garave Kur'anore të Evropës do të mbahet në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm,  me rastin e Festës së al-Ghadirit.

Qendra Islame Imam Ali (a.s.) e Stokholmit do të organizojë ngjarjen më 8-10 shtator 2017.

Kandidatët do të konkurojnë në kategoritë e memorizimit dhe këndimit të  të Kur'anit, Ezanit, (Thirrjes për namaz), dhe Mësimeve Kur'anore.

Nxitja e kulturës dhe mësimeve Kur'anore, identifikimi i talenteve Kur'anore dhe hapja e rrugës për përparimin e tyre në fushat Kur'anore janë ndër objektivat e Garave Kur’anore.

Gjithashtu shërben si një vend për kënduesit e Kur'anit dhe mësimin e Kur’anit përmendësh dhe për të shkëmbyer përvojat e tyre Kur'anore.

Vitin e kaluar, 92 aktivistë të Kur'anit nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda morën pjesë në Garat Kur'anore, e cila u mbajt për vendet e Evropës Veriore.

Pesë ekspertë të Kur'anit nga Danimarka, Gjermania, Irani, Suedia dhe Hollanda përbënin panelin e gjyqtarëve në ngjarjen e vitit të kaluar.

 Festa Eid al-Ghadir është ndër festat e rëndësishme dhe festat e lumtura të muslimanëve shiitë që mbahen në ditën e 18-të të Dhu l-Hixhe sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit.

Festa përkujton ditën kur Pejgamberi i Shenjtë, Muhammedi (a.s.) e caktoi Ali ibn Ebi Talibin (a.s.) si kalifin e tij dhe Imamin pas tij sipas një urdhëri nga Zoti.

Kjo ngjarje ndodhi në Haxhin Lamtumirës të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), më 10 Hixhret apo në vitin 632 në një vend të quajtur Ghadir Khumm.

Në hadithet e muslimanëve  shia, përvjetori është quajtur Eid Allah el-Akbar (Festa e madhe e Zotit), Bajrami i Ehl ul-Bejtit (a.s.)  dhe Ashraf al-A'yad (Festa më e nderuar).

Muslimanët shiitë e kremtojnë këtë ditë në mbarë botën. 



Burimi : ABNA