Shqetësimet në thirrjet urryese për vrasje në vendet e Ballkanit

Publikuar në Gus. 16, 2017, 9:02 a.m.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Xhihad vajtje ardhje” (14.08) i kushton vëmendje frikës nga kthimi i luftëtarëve që kanë shkuar të luftojnë për të ashtuquajturin “Shteti Islamik” në vendet e Ballkanit.
Prej vitesh shtohen në Ballkan tendencat që e bëjnë të dukshëm kthimin e islamit tradicional, shkruan FAZ. Një shenjë për këtë janë xhamitë jashtë ndikimit të bashkësisë fetare myslimane,ku predikohet një islam radikal.
Shqetësim ka ngritur edhe një artikull plot urrejtje i botuar në numrin e korrikut të revistës “Rumiyah” të IS-it, botimi në gjuhën boshnjake. Aty bëhet thirrje për të vrarë myslimanët e moderuar dhe myftinjtë e tillë para grave dhe fëmijëve të tyre. FAZ citon artikullin ku thuhet “se
ne betohemi tek Allahu, se Allahu nuk vlerëson gjë tjetër më shumë, se të vrasësh ata që e kanë deformuar besimin e tij dhe duan ta shkatërrojnë nga brenda islamin”.
Paralajmërime të tilla shqetësojnë autoritetet edhe sepse një pjesë e xhihadistëve është kthyer në vendet e Ballkanit, shkruan FAZ.
“Proceset gjyqësore në Kosovë, Serbi, Bosnje kanë përfunduar vërtet me dënime të larta. Por ekspertët e sigurisë vërejnë se nuk është bërë asgjë për të penguar radikalizimet e të burgosurve të tjerë. Po ashtu nuk ka asnjë koncept për një mbikëqyrje të efektshme të terroristëve të liruar nga burgu apo programe risocializimi”.