Kapaciteti raketor i Jemenit dhe zhvillimet më të fundit në përgjigje-dhënie

Publikuar në Gus. 3, 2017, 11:31 a.m.

Udhëheqësit e Riadit dhe të vendeve arabe dhe islamike, duke vënë në dukje aftësinë e tyre për t’u mbledhur bashkë u munduan të rregullonin imazhin e tyre përpara padronit të tyre amerikan. Megjithatë sulmi me raketa më 19 maj ishte një mirëseardhje më e mirë për Trumpin.

Fuqia raketore e Jemenit është mjeti i parë më i rëndësishëm për t’u përdorur në luftën kundër fuqive armiqësore dhe për të mbrojtur popullin. Në këtë konflikt që është hyrë me armikun, me ndihmën e Allahut dhe me përpjekjet e ndershme në rajon është bërë e mundur që t’i jepet përgjigje që në kufi armikut pa qënë e nevojshme të futen në kufi.

Nëse do t’i ktheheshim për një moment të shkuarës, përsa i përket prodhimit të raketave me rreze të shkurtër, Jemeni ka filluar prodhimin e raketës Sarha katër muaj pasi kishte filluar lufta në Jemen. Përpos kësaj rakete janë prodhuar edhe raketa të tipave të ndryshëm si raketat Nexhmu’s-Sakib dhe raketat Sumud dhe Zilzal. Më pas filloi edhe prodhimi i raketave me rreze mesatare Kahir1 dhe Kahir2. Në përvjetorin e prodhimit të raketave Sarha u paraqitën edhe raketat me rreze të gjatë, Burkan1 dhe Burkan2 dhe u bë një deklaratë se po punohej për zhvillimin e raketës Burkan 2H, megjithatë ky nuk ishte fundi. Këto raketa përmbajnë mesazhe të shumta dhe duke marrë parasysh zhvillimet e fundit që janë regjistruar në kushte të paprecedenta më parë, dërgon mesazhin e rëndësishëm të zhvllimit të tyre gjatë bombardimeve dhe kushteve të shtetrrethimit.

Lideri i Husëve të Jemenit, Seid Abdulmelik Bedreddin el- Husi është shprehur kështu në lidhje me fuqinë e raketave gjatë kësaj lufte dhe me superlativa në lidhje me rolin që kanë marrë përsipër: “Në të vërtetë, ushtarët tonë me durimin, këmbënguljen, vuajtjen, sakrificat, përpikmërinë që kanë treguar gjatë detyrave të tyre dhe me përpjekjet e shumta pa bërë dallim nëse është ditë apo natë kanë vijuar luftën e tyre. Është mëse e qartë të shohim sesi nën komandën e fuqisë së raketave, kjo forcë e lirë dhe kombëtare ka fuqinë e duhur për të sulmuar. Kjo fuqi e raketave është mjeti më primar për të mbrojtur vendin.”

Më shumë se 120 sulme me raketa balistike kanë sjellë rezultate të rëndësishme si për luftëtrët brenda vendit si dhe në objketivat në brendësi të Arabisë Saudite. këto sulme kanë bërë të mundur që të rrëzhen fuqitë pushtuese brenda vendit, është goditur kampi ushtarak më i rëndësishëm i armikut dhe pas këtij sulmi të famshhëm ka filluar një sulm tjetër në bregdetin perëndimor i cili ka përfunduar në Bab el-Mendeb.

Në momentin kur fuqia e raketave arriti në një shkallë shumë delikate dhe u bë me dije se të gjitha forcat ushtarake të luftës ishin zhvendosur në rajonet lindore dhe po zbrisnin drejt bregdetit, ky u kthye në një moment ku do të ndryshonte rrjedha e luftës.

Po kështu, një pikë e ndryshimit të luftës ishte kur qeveria e Riadi bëri me dije sulmin Burkan1. Më pas qeveria e Jemenit bëri me dije se tashmë do të realizonte sulmet me të rënda.

Udhëheqësit e Riadit dhe të vendeve arabe dhe islamike, duke vënë në dukje aftësinë e tyre për t’u mbledhur bashkë u munduan të rregullonin imazhin e tyre përpara padronit të tyre amerikan. Megjithatë sulmi me raketa më 19 maj ishte një mirëseardhje më e mirë për Trumpin.

Më pas, u dëgjuan lajme në lidhe me një sulm të dytë të madh në zonën e naftës së Arabisë Saudte. U zhvillua një sulm me raketat Burkan2H në qytetin industrial bregdetar të Janbusë. Ky sulm mbarte në vetvete shumë mesazhe. Ndër mesazhet më kryesore mund të përmendim se ky sulm filloi një periudhë të re pas sulmit të Riadit, se raketat e Jemenit kishin arritur në një fazë strategjike dhe jetësore dhe se sistemet mbrojtëse më të zhvilluara të Arabisë Saudite u shkatërruan nga Husët.



Burimi : Medya Safak