Thirrje për luftën kundër kundër korrupsionit

Publikuar në Korrik 15, 2017, 8:19 a.m.

Liderët e Bashkimit Evropian i bënë thirrje sot Ukrainës që të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, me arsyetimin se ajo po minon rrugën evropiane të çdo shteti.

“Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha të këtij shteti. Ne kërkojmë që të shtohet lufta kundër korrupsionit, pasi që korrupsioni minon të gjitha përpjekjet e këtij shteti të madh”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud-Juncker, transmeton AFP.