Ramabaja: Edhe paralamentarët janë tjetërsuar në musliman fundamentalist

Publikuar në Korrik 15, 2017, 7:49 a.m.

“Mergim Lushtakut, ta zëmë, që është shumë i pasur, tashmë edhe parlamentarë, por që është tjetërsuar në mysliman fundamentalist”, është shprehur ai.

 Keqkuptimi i isalamit çdo ditë e më shumë po e vë në rrezik identitetin e të rinjëve në Kosovë , bile atë edhe më të madh se sa kriza ekonomike. Nëse e krahasojmë krizën ekonomike dhe ekstremizmin në Kosovë mund të konkludojmë se të paunët mudn të vuajnë nga papunësia dhe kriza e identitetit të tyre por ata nuk paraqesin rrezik për krime terroriste.

Asamblistit të LVV-së, Sadri Ramabaja, me krizën ekonomike në vend, për MekuliPress, thotë se secili mysliman fundamentalist është rrezik potencial për të bërë krime terroriste.

“Mua me rezulton, se agresiviteti i Islamit fundamentalist përbënë rrezik më të madh për shoqërinë dhe shtetin tonë, se sa kriza ekonomia dhe papunësia. Krizën ekonomike e vuajmë, por janë shanset për ta tejkaluar, ta zëmë me një qeverisje të mirë, efektive. Ndërsa Islami fundamentalist prodhon rrezik edhe për ekzistencë fizike të popullatës; doemos një ditë do të detyrohemi të përballemi brutalisht me myslimanë fundamentalist, sipas motos: “Nëse njëra nga nënat duhet domosdo të qanë, atëherë më mirë të qanë e jotja.” “Një ditë do të na plas filmi, nuk do të mund të durojmë agresivitetin e myslimanëve fundamentalistë kundër identitetit tonë etnik e kulturore, sepse nuk mund të jetojmë edhe me frikë çdo herë në rritje, kur ata do të ndërmarrin sulme terroriste. Po e theksoj prapë: secili mysliman fundamentalist është rrezik potencial për të bërë krime terroriste. Ndërsa të papunët vuajnë, por nuk paraqesin rrezik për krime terroriste”.

Sipas tij, në të ardhmen e afërt, edhe prindërit do të jenë të rrezikuar nga fëmijët e tyre të indoktrinuar me Islam fundamentalist, meqë siç shprehet, “në Kuran është i sanksionuar urdhri që myslimani duhet të armiqësohet me prindër e vëllazër, nëse ata nuk e praktikojnë Islamin”. Ibrahim Kelmendi, e quan të pjesrishme idenë se kriza dhe problemet ekonomike nxisin islamin fundamentalist.

“Pjesërisht kriza, papunësia, varfëria nxisin Islamin funtamentalist. Emigrantët tanë në Zvicër nuk janë të ballafaquar me papunësi e krizë ekonomike. Megjithatë, i ka përfshi euforia e islamit agresiv, sepse taktika e Vëllazërisë Myslimane ka shkaktuar një trend euforik agresiv, për indoktrinim e viktimizim të rinisë, që njerëzimit t’ia imponojnë edhe me dhunë islamizimin, siç urdhërohen myslimanët përmes Kuranit dhe haditheve, siç e kemi edhe shembullin e Mergim Lushtakut, ta zëmë, që është shumë i pasur, tashmë edhe parlamentarë, por që është tjetërsuar në mysliman fundamentalist”, është shprehur ai.