150 biznesmenë turkënë Serbi zhvillojnë tregtinë ballkanase

Publikuar në Korrik 13, 2017, 3:30 a.m.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Stamboll se tregtia midis Serbisë dhe Turqisë është në rritje nga viti në vit.

Vucic ka shtuar se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Serbi do t`i dërgojë 150 biznesmenë për të vendosur kontakte me biznesmenë serbë.

Kreu i shtetit serb tha pas takimit me Erdogan në Stamboll se beson se homologu i tij turk sa më shpejt ta vizitojë Serbinë dhe i kërkoi atij që të zhvillojë një vizitë disa ditore, për të diskutuar të gjitha çështjet rajonale dhe politike, raportojnë mediat serbe.