Rrëfimi rrëqethës për gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar në Korrik 10, 2017, 1:15 p.m.

Në Tribunalin e Hagës gjer sot ka pas dëshmi tronditëse për krimet e kryera gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë. Megjithatë dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur në Tribunalin e Hagës, ish ushtarit të brigadës së Zvornikut të ushtrisë së republikës serbe në Bosnjë i cili ishte dëshmitar okular i pushkatimeve të boshnjakëve të zënë robër në Orahovc, e i cili dëshmoi në rastin Popoviq dhe të tjerë për të cilët janë gjykuar për krimet e kryera në Srebrenicë. Dëshmia e tij do të mbetet përherë e shënuar në kujtimet e shumë njerëzve. Do të përcjellim disa detaje më shqetësuese të dëshmisë së cekur më lartë.

“E pastaj ndodhi diç e tmerrshme, diç që është e pamundur se mund të ndodh. Diç që gjer më sot nuk kam mundur të harrojë dhe të cilin kurrë nuk do të mund të harrojë. Gjithmonë mendoj se çfarë mund njeriu të bëjë një njeriu tjetër. Pa marr parasysh sa herë keni shikuar tmerret në filma të ndryshme, dokumentar apo të ngjashme, pa marr parasysh se sa libra keni lexuar me temën e hororot, libra të cilët ju detyrojnë që të qani mbi fatin e të tjerëve, më lejoni të them kjo nuk mund të krahasohet me atë që unë kam parë atje. Pas kësaj kam fituar diabetisin (sheqerin).

Nga grumbulli i trupave të renditur të vrarë, të cilët nuk i përngjanin më trupave njerëzor, ato ishin vetëm pjesë të mishit, papritmas u paraqit qenie njerëzore. Them qenie njerëzore, por në të vërtet ishte një fëmijë i moshës5-6 vjeçare. Kjo ishte pamje e jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme. Qenie njerëzore po ec drejt rrugës në të cilin qëndronin ushtarët të cilët me pushkët automatike kryenin pushkatimet pandalshëm. Ky fëmijë po ec drejt tyre. Të gjithë ushtarët dhe policët të cilët qëndronin në rrugë, njerëzit të cilët kanë mësuar të vrasin, të gjithë befasisht i lëshuan armët e tyre dhe u tmerruan nga kjo pamje. Fëmija ishte i mbuluar me pjesët e zorrëve dhe të mishit të njerëzve të vrarë. Para ushtarëve qëndronte një oficer, mendoj që ishte me gradë kolonel, dhe në mënyrë arrogante ju urdhëroi ushtarëve:” Çfarë po pritni, ekzekutoni atë”. Atëherë ushtarët  e tij, të cilëve aspak nuk ishte problem vrasja e njerëzve, iu përgjigjën kolonelit:”Zotëri e keni revolen, pse ju nuk e ekzekutoni fëmijën?”. Të gjithë pas kësaj u stepën. Atëherë koloneli iu urdhëroi ushtarët:”Merreni këtë fëmijë, vendoseni në kamion dhe e sillni me grupin tjetër, atëherë do ta ekzekutojmë atë”. Fëmija ishte në shok. Vetëm përsëritke:”Babë, babë, ku je”? Ushtarët e morën fëmijën që ta vendosin në kamion. Fëmija rezistonte, pasi që kujtohej se veç ishte në atë kamion. Atëherë unë u afrova dhe i thash ushtarëve:” Më dëgjoni, do ta çoj unë atë në kamionin tim, do t’ia lëshoj pak muzikë që t’ia kthej vëmendjen nga ajo që ka ndodh. Hyra në kamion, i ndeza dritat, e lëshova radion, dhe e gjeta një radiostacion lokal. I thash:”Hajde hyjë, eja tek unë. Shih kam dritë, muzikë. Papritmas më kapi për dorë.”Nuk do të doja që askush nga juve që të përjetoni këtë. Unë isha i njohur si njeri i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Por, askujt nuk do të kisha dashur të përjetojë atë shtrëngim dore sikur ai që më shtrëngo dorën. Isha i shokuar me fuqinë e atij shtrëngimi”.

Dëshmitari i mbrojtur 101 e ka çuar fëmijën në Zvornik në spital për shkak të plagëve të cilët i kishte në repartin e kirurgjisë.”Kur e dërgova në repartin e kirurgjisë më ka shtrënguar për dore, duke më thënë.”Babë. Mos i lejo që të më dërgojnë, të lutem” Edhe sot e kësaj dite në veshët e mi jehojnë fjalët e tij. Gjersa doktori e kontrolloi dhe i pastroi nga trupi i tij i njomë mbetjet e pjesëve të mishit dhe zorrëve, kam ndier një erë të rëndë. Assesi nuk kam mund të besojë se si atë erë të rëndë nuk e kam ndier gjatë kohës që e kam vozitë kamionin gjer në spital. Aq shumë isha i shokuar me tërë ngjarjen”



Burimi : SAFF