Kryeministri irakian deklaron: “Fundin e shtetit të rremë të ISIS-it” pas hyrjes në Xhaminë e Mosulit

Publikuar në Korrik 3, 2017, 1:11 a.m.

"Shteti i gënjeshtrës" i ISIS-it ka mbaruar, tha të enjten kryeministri irakian, Haider al-Abadi, pasi trupat e Irakut hynë në xhaminë historike të shkatërruar të Mosulit, në të cilën terroristët e deklaruan halifatin e vetëshpallur tri vjet më parë.

"Hyrja në Xhaminë Al-Nuri dhe Minarja el-Hadbas një simbol i shenjtë për Irakun, shënon fundin e  ‘Shtetit Islamik’ të gënjeshtrës të Daesh-it  (ISIS-it) ", tha  Haider Abadi në një deklaratë, duke iu referuar grupit terrorist me një akronim arab.

Ai tha se forcat irakiane do të vazhdonin të sulmonin terroristët e ISIS-it  "për t'i vrarë ata deri në terroristin e fundit".

Terroristët hodhën në erë xhaminë historike dhe minaren e saj të famëshme një javë më parë, ndërsa forcat irakiane përparuan drejt asaj.



Burimi : ABNA24