Irani, Malajzia, Ekspozitë e Përbashkët Kur'anore në Kuala Lumpur

Publikuar në Qershor 28, 2017, 2:44 a.m.

Një ekspozitë Kur'anore u hap në kryeqytetin e Malajzisë, në Kuala Lumpur të hënën në mbrëmje.

Ekspozita paraqet  veprat e kaligrafisë Kur'anore nga kaligrafët iranianë dhe malazian, si dhe punimet e kaligrafisë nga disa artistë iranianë, raportoi faqja e Internetit e Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO).

Ambasadori i Iranit në Malajzi, Marzijeh Afkham, atasheu kulturor i Iranit,  Ali Muhammed Sabeki dhe një numër i dijetarëve dhe studentëve të universitetit ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes.

Disa nga pikat e paraqitura në ekspozitë janë kaligrafia e Sures Jasin nga Kur’ani i Shenjtë nga artistë iranianë dhe malazianë të krijuara të mërkurën në një festival të përbashkët Iran-Malajzi.

"Festivali i Përbashkët i Kur'anit, Kaligrafisë Islame i Artistëve të Iranit dhe Malajzisë" u organizua nga Qendra Kulturore Iraniane në Malajzi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përveç ekspozitës, ajo përfshiu disa seminare dhe leksione mbi kaligrafinë Islamike.

Ekspozita Kur'anore do të zgjasë deri të shtunën, 24 qershor 2017.



Burimi : IQNA News