Hizbullahu paralajmëron: Nëse ndodh një përplasje ushtarake me Izraelin në milici do të gjenden me qindra mijëra ushtarë

Publikuar në Qershor 28, 2017, 2:42 a.m.

Armiku izraelit duhet të jetë i vetëdijshëm se në momentin që do të fillojë një luftë kundër Sirisë, apo kundër Libisë, kjo luftë nuk do të mbetet kurrësei Liban-Izrael, apo Siri-Izrael. Do të hapen dyert për qindra mijëra luftëtarë që do të duan t’i bashkohen rezistencës kundër Izraelit. Gjithkush duhet të dijë se Aksi i Rezistencës është shumë i fortë dhe nuk do të mund të dobësohet. Aktualisht ka shumë forca që po zhvillojnë aktivitet e tyre në territoret e Jemenit dhe të Irakut. Këtu përfshihen edhe luftëtarë pakistanezë, afganë dhe sirianë”

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah ka bërë disa paralajmërime që kanë tërhequr vëmendje gjatë një cermonie të organizuar të premten e 23 qershorit me rastin e Ditës së Palestinës.

Sejid Nasrallah i është përgjigjur kështu kërcënimit që ka bërë komandanti i forcave ajërore të regjimit sionis se “nëse do të fillojë një luftë mund të hedhin vetëm në disa ditë bombat që ata mund t’i hedhin në një muaj”:

“Armiku izraelit duhet të jetë i vetëdijshëm se në momentin që do të fillojë një luftë kundër Sirisë, apo kundër Libisë, kjo luftë nuk do të mbetet kurrësei Liban-Izrael, apo Siri-Izrael. Do të hapen dyert për qindra mijëra luftëtarë që do të duan t’i bashkohen rezistencës kundër Izraelit. Gjithkush duhet të dijë se Aksi i Rezistencës është shumë i fortë dhe nuk do të mund të dobësohet. Aktualisht ka shumë forca që po zhvillojnë aktivitet e tyre në territoret e Jemenit dhe të Irakut. Këtu përfshihen edhe luftëtarë pakistanezë, afganë dhe sirianë.” 

Sejjid Nasrallahu ka theksuar faktin se këtu nuk bëhet fjalë për ushtritë e këtyre shteteve, por më shumë për vullnetarë dhe ka thënë se në një konflik të mundshëm me Izraelin “Do t’i hapet rruga të gjithë myslimanëve dhe arabëve në botë t’i bashkohen kësaj lufte” dhe theksoi se kjo luftë nuk do t’i ngjajë luftës së vitit 2006 e cila shkatërroi ndjeshëm popullësinë e Libanit dhe shkaktoi largimin e një miion banorëve nga vendi i tyre. Në këtë luftë 33 ditore patën humbur jetën 1200 libanezë pjesa dërrmuese e të cilëve ka qënë civile, Izraeli pati humbur vetëm 140 veta me një shumicë dërrmuese ushtarake.

Po kështu në muajin maj të këtij viti, ndër të tjera Nasrallah pati paralajmëruar se nëse do të kemi një luftë të mundshme, ajo nuk do të zhvillohet më në territoret e Libanit, por në ato të regjimit sionist dhe se luftëtarët dhe raketat e Hizbullahut e kanë të mundur të prekin çdo rajon që përfshihet nën regjimin sionist.



Burimi : Medya Şafak