Ajetullah Hamenei: Myslimanët e kanë detyrim të luftojnë kundër Izraelit

  • Më 26 qershor 2017, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është takuar në Teheran me ambasadorë nga vendet islamike.
Publikuar në Qershor 27, 2017, 5:14 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se myslimanët e sotëm janë të obliguarë që të luftojnë Izraelin me çfarëdolloj mjeti që ata të mundin, pasi ai e sheh çështjen palestineze si më të rëndësishmen në botën islamike.

Këtë të hënë gjatë një takimi me rastin e Fitër Bajramit, Udhëheqësi ka folur kështu për ambasadorët myslimanë, zyrtarët iranianë dhe popullin e thjeshtë: “Sipas jursipudencës islamike, në momentin që një armik pushton territore islamike, xhihadi bëhet një detyrim për të gjithë myslimanët në një formë apo tjetër.”

Ajetullah Hamenei shtoi se “Sot lufta kundër regjimit sionist është një domosdoshmëri dhe një detyrim për myslimanët. Pse disa myslimanë e anashkalojnë këtë detyrë?”

Udhëheqësi preku edhe çështjen e konflikteve të vazhdueshme në Jemen, Siri, Irak dhe Afrikën e Veriut, duke paralajmëruar se “ndodhemi para një rreziku të madh të të shpënit në harresë të çështjes palestineze.”

“Palestina është çështja më e rëndësishme e botës islame, mejgithatë disa vende islamike janë duke vepruar në një mënyrë të tillë që të krijojnë mundësojnë shoënjen në harresë dhe injorimin e çështjes palestineze.”

Ajetullah Hamenei e përshkroi përçarjen si “problemi më i rëndësishëm dhe një plagë e madhe në trupin e botës islame” përballë përpjekjeve të armiqve për të ndezur flakët e grindjeve sektare, fetare dhe territoriale në mesin e myslimanëve.

“Përçarjet dhe mosmarrëveshjet janë të dëmshme për Islamin dhe Ummetin (popunlin) Islamik. Nga ana tjetër, afërsia midis vendeve islamike dhe shmangia e përdorimit të forcës kundër njëri-tjetrit është në përputhje me mençurinë hyjnore dhe në interes të të gjitha vendeve islamike.”

Një grup ambasadorësh mysimanë, zyrtarë të shtetit dhe popull i thjeshtë iranian janë takuar me Ajetullah Hamenein më 26 qershor të këtij viti në Teheran. (Foto nga IRNA)

Udhëheqsi preku në çështjen e këtij muaji, ku një ligjvënës i Shteteve të Bashkura ka mbështetur sulmin terrorist që Daesh zhvilloi në Teheran duke lënë të kuptohet se kjo ishte një strategji e presidentit Donald Trump.

Përfaqësuesi republikan, Dana Rohrabacher u shpreh kështu gjatë një dëgjese të Komunitetit të Çështjeve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë: “A nuk është më në fund një gjë e mirë që Shtetet e Bashkuara të kenë mbështetjen e sunnive të cilët do të sulmojnë Hizbullahun kundër Hizbullahut dhe shiave? A nuk është kjo një gjë e mirë?”

Ajetullah Hamenei tha se “Është një komplot vicioz të shohësh një ligjvënës amerikan të mbrojë komunitetin sunni në sulme kundër shiiave, ndërkohë që janë ata vetë që mbajnë peng esencën e Islamir dhe myslimanëve.”

Më pas ai shtoi se “Një gjë e këtillë është shqetësuese dhe kërkon vëmendje, por fatkeqësisht autoritet e vendeve islamike po i injorojnë këto ngjarje.”

Udhëheqësi vazhdoi fjalën e tij duke rikujtuar Ditën e Palestinës të organizuar ditën e premte dhe numrin e madh të njerëzve që u mblodhën në Teheran dhe në qytetet e tjera në mbështetje të popullit palestinez duke e quajtur këtë ngjarje si “një shembull krenar i unitetit islamik”.

“Kuptimi i unitetit islamik do të thotë besimtarë shiitë, që ndërsa ardhërojn derdhen në rrugë me kaq madhështi dhe shprehin empatinë me dhe simpatinë e tyre për popullin palestinez, i cili është kryesisht sunni.”



Burimi : Press TV