Dijetarët e Bahrejnit: Ne jemi bijtë e Qerbelasë

Publikuar në Qershor 26, 2017, 5:53 p.m.

Dijetarët e Bahrejnit i bënë thirrje banorëve të martën për të mbrojtur hoxhën e shquar, Ajetullah Issa Al-Kasemin kundër forcave të regjimit të cilët kanë nisur një goditje brutale në Diraz në shtëpinë e tij.

Në një deklaratë, dijetarët kërkojnë  nga bahrejnasit për të dalë në rrugë në disa vende, në të gjithë Bahrejnin për të mbrojtur dijetarin e madh fetar i cili u dënua me burg të premten.

"Në qoftë se ju dëshironi që kjo të jetë Qerbalaja, atëherë ne jemi djemtë e  Qerbelasë", ka thënë dijetarët, duke u bërë thirrje të gjithë njerëzve, grave  dhe fëmijëve për të mbushur rrugët e Bahrejnit, të veshur me qefin.

Forcat e regjimit të Bahrejnit bastisën Dirazin të premten, në një goditje vdekjeprurëse në shtëpinë e Ajetullah Kassemit, të cilit vitin e kaluar iu hoq edhe shtetësia e tij.



Burimi : ABNA24