A jeni me neve apo me Katarin?

Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:46 a.m.

Mbreti saudit Selman ka dhënë ultimatum kryeministrit pakistanez për shkak të Katarit. Në përpjekjen për ta kushtëzuar Navaz Sherifin që të merr anën e saj, monarku saudit ka shtruar pyetje Islamabadit zyrtar:” A jeni me neve apo me Katarin”, ka publikuar gazeta pakistaneze Express Tribune. Mbreti e ka shtruar këtë pyetje gjatë takimit të liderëve në Xhide të hënën, si pjesë e përpjekjeve që të gjendet zgjidhja diplomatike për krizën e Katarit:” Pakistani iu është përgjigjur Arabisë Saudite se nuk do të merr anë në krizën diplomatike në Lindjen e Afërt pas së cilës Riadi e ka pyetur Islamabadin” a jeni me neve apo me Katarin”, theksoi gazeta pakistaneze.

Duke u thirrur në zyrtarin e lartë qeveritar i cili ishte i njoftuar me bisedimet në Xhide, Express Tribunali cek se Pakistani nuk do të merr anën e cilido aktor në ngjarjet të cilët krijojnë përçarje në botën myslimane.

“Pa marr parasysh në këtë, për të qetësuar Arabinë Saudite, Pakistani ka ofruar që të shfrytëzoj ndikimin e tij në Katar për të qetësuar situatën. Për këtë arsye kryeministri pakistanez Navaz Sherif do të vizitojë së shpejti Kuvajtin, Katarin dhe Turqinë”, shkruan gazeta pakistaneze Express Tribunal.

Zyrtari tjetër i njoftuar me zhvillimin e ngjarjeve aktuale në Gjirin Persik ka sqaruar se Pakistani vetëm do të plotësojë përpjekjet e Kuvajtit për të qetësuar krizën në botën arabe, në vend se të luajë rolin e ndërmjetësuesit direkt në mes Katarit dhe vendeve tjera të Gjirit. Zyrtari pakistanez ka thënë se Pakistani në këtë fazë  nuk do të ndërmjetësojë direkt në mes Katarit dhe Arabisë Saudite.



Burimi : islambosna.ba