Edhe në Filipine ISIS-i sulmon popullaten, të krishterët strehohen tek muslimani

Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:36 a.m.

Flamuri i zi i ISIS-it është ngritur në Filipine pasi militantët e armatosur rëndë kanë pushtuar qytetin e Maravit.

Presidenti Rodrigo Duderte u detyrua të dërgonte ushtrinë për t’i luftuar.

Mijëra civilë mbeten të bllokuar në qytetin e rrethuar pasi armët e zjarrit ndërprene një armëpushim katër-orësh për të evakuuar banorët raporton “Reuters”.

Militatë që janë zotuar për besnikëri ndaj ISIS-it po shënjetsrojnë të gjithë krishterët që kanë mbetur në qytet.

Por një mysliman po konsiderohet si hero pas  ka strehuar 63 të krishterë në shtëpinë e tij për t’i mbrojtur nga militantët islamikë të cilët po i ndiqnin,

Norodin Alonto Lucman, një ish-politikan mysliman u hapi derën e shtëpisë rreth 71 personave, përfshirë edhe 63 të krishterët.

“Të krishterët nuk munden të iknin nga qyteti, prandaj detyrova të merrja përgjegjësi për t’i mbrojtur ata,” ka thënë ai.

“Në ditët pasueses, edhe punëtorët e tjerë të krishterë erdhën në shtëpinë time. Isha i vendosur ti mbroja me cdo kusht, tha ish-politikani.