U botua libri ‘Komentimi i Kur’anit nga Imam Humejni’

Publikuar në Qershor 13, 2017, 2:21 a.m.

Libri me titull Komentimi i Kur’anit nga Imam Humejni (a.s.)  është paraqitur në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur’anit  në Teheran këtë javë.

Libri me 5-së vëllime është një përmbledhje e pikëpamjeve dhe mendimeve të Imam Khomeinit mbi ajetet e Kur'anit.

Vepra është hartuar  nga Sejjid Muhammed Ali Ajazi nën mbikëqyrjen e Ajetullah  Muhammed Hadi Marefat, është botuar nga Instituti Orooj dhe është prezantuar në Ekspozitë në pavionin e Institutit për Hartimin dhe Botimin e Veprave të Imam Humejnit.

Përveç interpretimit nga Imam Humejni të sureve të  Kur'anit si Fatiha,  Bakara, Imran, Nisa, Maida, Araf, Anfal, Tavba dhe Fatir,  vepra shpjegon statusin e Kur’anit të Shenjtë sipas komenteve të themeluesit të Republikës  Islamike e Iranit.

Ekspozita e 25-të Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran filloi të hënën në Mesxhidin e ‘Imam Humejnit’ dhe do të vazhdojë deri më 16 qershor 2017.

Ekspozita ka seksione të ndryshme duke përfshirë aktivitetet Kur'anore, Ndërkombëtare, për fëmijë dhe të rinj, art, organizata qeveritare, OJQ dhe Hixhab.

Ministria e Kulturës Iraniane dhe e Udhëzimit Islamik e organizon këtë ngjarje në muajin e shenjtë të Ramazanit.



Burimi : ABNA24