Ekstremizmi në Ballkan, vehabistët në Kosovë

Publikuar në Qershor 6, 2017, 4:38 a.m.

Komunitetet myslimane në Ballkan po përballen me shtimin e radikalizmit islamik. SHBA dhe Gjermania janë të shqetësuara për këtë.

Në takimin e javës së kaluar në Vjenë deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë duket se konfirmuan se tendenca për xhihadistët e Ballkanit për t'u bashkuar me të ashtuquajturin "Shtetin Islamik" (IS) dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak është shuar. Vlerësimet për numrin e xhihadistëve nga Ballkani që u bashkuan me IS variojnë nga një mijë në disa mijëra militantë, por vështirë se ndonjë luftëtar nga Ballkani është larguar nga rajoni për në fushat e betejës në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit.

Gjatë një sesioni parlamentar në Berlin, qeveria gjermane pranoi ekzistencën e një problemi tjetër që mund të përshpejtojë më tej radikalizimin e popullsisë myslimane në Ballkanin Perëndimor: ndikimin në rritje të Arabisë Saudite dhe të shteteve të tjera të Gjirit Persik. "Organizatat misionare nga Arabia Saudite janë gjithashtu aktive në Kosovë, ku përhapin interpretimin vehabist të Islamit duke dërguar predikues", tha qeveria gjermane në një deklaratë me shkrim.