Forcat siriane vrasin ministrin e luftës të ISIS-it në Rakka

Publikuar në Qershor 2, 2017, 11:13 p.m.

Një sulm ajror nga Forcat Ajrore Siriane vrau ministrin e luftës të ISIS-it,  njoftuan  zyrtarët të mërkurën.

Abu Musab al-Masri, terrorist kryesor i ISIS-it dhe ministri i luftës i grupit, u raportua se ka vdekur pas një sulmi ajror sirian në krahinën verilindore të Rakka-s.

"Vdekja e Abu Musab el-Masrit përbën një goditje të madhe ndaj grupit terror të Daesh-it", tha një zyrtar i ushtrisë, duke përdorur një akronim tjetër për ISIS-in.

Përkrahur nga Rusia, ushtria siriane ka bërë kohët e fundit një përparim të shpejtë në Halepin lindor, duke rimarrë zona pranë kufirit administrativ perëndimor të krahinës së Rakka-s.

Abu Omar al-Shishani, ministri i luftës i mëparshëm i ISIS-it, u vra në një sulm ajror nga koalicioni në vitin e kaluar. ISIS-i  konfirmoi vdekjen e Abu Omar al-Shishanit në korrik 2016, por tha se ai kishte vdekur duke luftuar në qytetin irakien të Shirkatit në jug të Mosulit.



Burimi : ABNA24